Pesha është rezultat i shumë faktorëve dhe jo gjithmonë duhet t’ua vëmë fajin ushqimeve të thata.
Mosngrënia e ushqimeve të shtëpisë-Studimet tregojnë se ushqimet e gatuara në shtëpi na mbrojnë nga obeziteti dhe mbipesha. Ngrënia e vakteve në shtëpi krijon mundësi jo vetëm për t’u mësuar anëtarëve zakone të shëndetshme ngrënie, por krijon edhe një lidhje më të fortë mes tyre.
Viti i lindjes- Sipas të dhënave, ata persona që kanë lindur pas vitit 1942 janë më të rrezikuar për t’u prekur nga obeziteti dhe mbipesha.
Muzika klasike në restorant- Një studim ka treguar se njerëzit konsumojnë më shumë ushqim apo kafe nëse në sfond ka një muzikë klasike.
Puna e natës- Njerëzit duhet të flenë natën dhe të ushqehen ditën. Mirëpo, ka disa profesione që duhet të punojnë edhe natën. Dhe kjo është e dëmshme për shëndetin, pasi prishja e ciklit fiziologjik ndikon shumë. Këshillohet që këta persona, për të shmangur obezitetin duhet të konsumojnë sa më pak ushqime gjatë natës.
Mungesa e gjumit- Është e vërtetuar shkencërisht se personat që nuk flenë normalisht kanë më shumë gjasa të shtojnë në peshë.
Ndotja e mjedisit- Ekspozimi në një mjedis të ndotur rrit rrezikun e obezitetit.
Kur shihni shumë televizor- Qëndrimi për më shumë se 2 orë para televizorit rrit me 22 për qind rrezikun ndaj obezitetit. Gjithashtu, edhe nëse flini me televizor ndezur jeni të rrezikuar.
Stresi, depresioni dhe ankthi- Femrat që vuajnë nga stresi janë më të prirura për të shtuar në peshë se ato që nuk kanë probleme të tilla. Më shumë se gjysma e njerëzve reagojnë ndaj stresit duke ngrënë, sidomos ushqime me yndyrna dhe sheqerna.
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/arsyet-pse-shtojme-ne-peshe/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: epavarura.com/arsyet-pse-shtojme-ne-peshe/ […]
Comments are closed.