OPINION/ANALIZË Politika

Arta Marku, prej 2 vitesh bllokoi përgjimet e Dakos, brenda 2 orësh nisi hetim për nxjerrësit e përgjimeve

Fakti, që “ulluku” i ujërave të pista të Edi Ramës, Dr. Ulsi Manja, deklaroi, se këto përgjime janë marrë nga “Dosja-339”, tregon qartë, se këtë dosje e ka mbajtur peng kupola mafioze e “rilindjes”, për shkak se siç dihet e siç po del përditë me prova, PS-ja, pushteti, shteti, qeveria, ekonomia, bankat, parlamenti, policia e drejtësia, komandohen nga banda Dako-Avdulaj dhe grupet ekuivalente të tyre në Elbasan, Dibër, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Berat, Lezhë, Shkodër, Mat, Kukës e kudo

Sot, pas mesazhit të përditshëm mëngjesor të Edi Ramës, për gatimet e Lindës dhe arritjet në turizmin shqiptar, gazeta gjermane “Bild”, publikoi 5 përgjime konkrete audio, me përmbajtje, krimin kundër votës së lirë, presionin qeveritar ndaj punonjësve për të votuar PS-në dhe emërimin e deputetëve, me urdhër të mafies, bërë nga banda “Dako-Avdulaj” në Qarkun e Durrësit.

Pas publikimit të tyre, prokurorja Arta Marku, nëpërmjet zëdhenësit dhe mikut të saj të saj, Dr. Ulsi Manja, ka njoftuar se kanë nisur hetimet për nxjerrësit e përgjimeve të “Dosjes 339”, duke e trajtuar si “cënim të procesit hetimor, ndërkohë që ky hetim, nuk ka nisur akoma, megjithëse dosjet janë dorëzuar në prokurori, qysh në muajin korrik 2017 e prej kaq kohësh nuk hapen, paçka se për shkak të bllokimt të tyre, shteti është futur në krizë.

Por çuditërisht, pas 2 vitesh të bllokuara, “Nafija e rilindjes” Arta Marku, me urdhër të kapobandës Edi Rama, brenda 2 orësh nga publikimi i tyre në gazetën “Bild”, ka urdhëruar nisjen e hetimeve, jo për dosjen “Dako-Abdulaj”, por si kërcënim prangash, për ata që kanë nxjerrë e publikuar përgjimet e dosjes së këtij krimi të rëndë.

Reagimi i sotëm pas publikimit të përgjimeve, tregon se është Edi Rama, ai që ka urdhëruar kryeprokuroren e votuar me tymosje, të mos e çonte për hetim e gjykim dosjen “Dako” dhe dosjen “Gjiknuri- Gjylameti” të Dibrës.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe, fakti që vetëm 120 minuta pas publikimit të përgjimeve, në vend që Arta Marku, të deklaronte arestimin e Dakos, nisi hetim kërcënues për publikuesit e tyre, ku rezulton, se përveç Xhuxhit, implikohen dhe i Gjati, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Milva Ikonomi, Adrian Çela e deri kandidatja, që po zëvendëson Xhuxhin./Pamfleti

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com