Artistja Azzah Sultan është artiste me prejardhje nga Malajzia, mirëpo jeton dhe vepron në Nju Jork.

Ajo mbërriti në Nju Jork me ëndrrën amerikane në mendjen e saj, por ajo tha se definitivisht e ka ndryshuar atë , për shkak se duke u larguar nga familja e saj dhe zhytesh në një botë që është vazhdimisht me një ritëm të shprejtë, ajo u bë më e fortë në ushtrimin besimin e saj dhe zhvillimin e krijimtarisë e saj . Ajo e kuptoi se besimi i saj ishte e vetmja gjë që ajo mund të mbajë atë, të ndjehet e sigurt . Kjo është arsyeja pse ajo e sheh të rëndësishme për të nxjerrë në pah aspekte të fesë në artin e saj . Ajo përdor artin për të shprehur ndjenjat dhe frustrimet e saj në drejtim të shoqërisë.
Pasioni i saj për artin filloi që kur ajo ishte një fëmijë. Ajo së pari filloi duke bërë historitë e veta të shkurtëra të shoqëruara me ilustrime .
Pastaj ajo filloji të merret me pikturë. Ajo e kuptoi se ka më shumë talent, vetë ajo filloi të eksperimentonte me artet tjera si qëndisje dhe media për të ilustruar idetë e saja . Aktualisht ajo është shumë e fokusuar në video dhe krijimin e mjediseve dhe hapësirave që flasin me përmbajtjen e punës së saj .

Në koleksionin e saj ‘ ne nuk jemi të njëjta ” ishte koleksioni i parë i saj në lidhje me gratë muslimane , duke qenë në një mjedis ku je e vetmja grua myslimane dhe ku njerëzit kanë shumë pyetje dhe keqkuptimet rreth Islamit . Këto vepra të artit ishin një medium për të treguar diversitetin e grave myslimane . ” Duke ndarë të njëjtin besim kjo nuk i bën grat muslimane të njëjta , ne jemi të gjitha krejtësisht të ndryshme dhe komplekse ” , tha ajo .

A jam unë moderne tani? Unë jam e sigurt se shumica prej nesh kanë bërë një herë këtë pyetje, njerëzit tallen e mendojnë se për shkak që veshin një hixhab kemi mendime mesjetare . Gratë muslimane janë etiketuar shpesh si të shtypura , naive , me mendim tradicional , prapa në kohë dhe kështu me radhë. Kjo është arsyeja pse Azzah vendosi të përdorë artin e saj për të dëshmuar të kundërtën , me ndihmën e humorit dhe satirës në këtë koleksion.

“Home Sweet Home” është një dëshmi që vjen me prejardhje të ndryshme, por ende ndajnë idenë e përbashkët të të qënit një muslimane, por edhe një amerikane. Duke krijuar këtë flamur që ajo të përforcon mendimin e saj që do të thotë se të jesh një myslimane, nuk e bën më pak amerikane. Me fjalë të tjera besimi dhe përkatësia etnike janë dy gjëra të ndryshme.

Faktori që luan një rol të rëndësishëm në jetën e saj krijuese është e ajo vjen nga një familje emigrante, ajo e gjen veten duke luftuar me identifikimin e vetes, duke qenë në një pjesë të shoqërisë ku ajo jeton ende konsiderohet si një e huaj.

Ëndrra e saj është që ti thej barierat si një artiste dhe të shfrytëzoj njohurit e saja rreth artit për të hyrë në fushat akademike.

Asociacioni për Afirmimin e Gruas's photo.
Asociacioni për Afirmimin e Gruas's photo.
Asociacioni për Afirmimin e Gruas's photo.
Asociacioni për Afirmimin e Gruas's photo.

2 COMMENTS

Comments are closed.