Themeluesi i Uikiliksit, Xhulijan Asanzh e ka shkelur premtimin se do ta braktisë Ambasadën e Ekuadorit në Londër përderisa SHBA-ja e fal Çelsi Mening.

Sipas “Indipendet”, Asanzh do të mund të pajtohet që të shkojë në SHBA vetëm nëse merr garanci nga Ministria amerikane e Drejtësisë.

“E kontaktuam Ministrinë, por nuk morëm përgjigje. Topi është në oborrin e atyre. Përderisa rregullimi i punëve përfshin shkuarje në SHBA ku do të mbrohen të drejtat e mia, atëherë do të bisedojmë për atë”, theksoi Asanzh për emisionin në internet “Peston shou”.

I pyetur për ta komentuar ndikimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane pas publikimit të mijëra mejleve të Hillari Klintonit, Asanzh theksoi se Uikiliks ka publikuar vetëm “fjalë autentike” të kandidates së demokratëve.

Ai, duke folur nëse i ka ndihmuar Donald Trampit për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, theksoi se Uikiliks nuk iu thotë njerëzve si t’i interpretojnë mejlet ose si të votojnë.

Asanzh përkujtoi se Uikiliks shumë herë e ka ftuar Trampin t’i publikojë fletëparaqitjet tatimore të tij, tre herë gjatë fushatës presidenciale dhe dy herë pas zgjedhjeve.

Ai e kontestoi edhe pohimin se Tramp dëshiron ta shuajë gazetarinë.

Programuesi australian po qëndron në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për ta shmangur ekstradimin në Sueudi, ku dyshohet për gjoja përdhunim. Ai druan se Suedia do të mund ta dërgojë në SHBA për shkak të akuzave për spiunazh pas publikimit të materialeve për luftën në Irak, të cilat u dorëzuan nga ushtari transgjinor Çelsi Mening.

5 COMMENTS

Comments are closed.