Autoritetet amerikane thonë se ish asistenti i presidentit Putin që ka vdekur nëntorin e kaluar në një hotel të Uashingtonit, ka vdekur aksidentalisht.

Sipas një njoftimi të Parstoday, gjykata e Kolumbisë në Amerikë ka arritur në përfundimin se 57 vjeçari Mikail Lesin ka vdekur për shkak të konsumit të alkoolit të bardhë, etanolit dhe kjo i ka shkaktuar atij vdekjen. Mirëpo në raportin e policisë në vendin e ngjarjes, personit i janë zbuluar shenja të goditjeve dhe dhunës në kokë, qa dhe në trup. Associated Press thotë se disa senatorë amerikanë kanë akuzuar Lesin se ai ka censuruar disa nga mediat e pavarura ruse. Një vit më parë senator Roxher Vik ka kërkuar të kryhen hetime mbi Lesin dhe ka thënë se pasuria e tij ngjall shumë dyshime dhe dilema. Lesin ishte një prej personaliteteve me ndikim në median ruse dhe në pushtet.

4 COMMENTS

Comments are closed.