Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press ka kritikuar qeverinë e Barak Obamas për arsye se drejtimi i organizatave për paqe në Siri i është dorëzuar Rusisë, Iranit dhe Turqisë, ndërsa ka shkruar se Uashingtoni aktualisht ka rolin vetëm të një shikuesi në lidhje me zhvillimet në Siri.

Agjencia Associated Press në vazhdim ka shkruar: “SHBA pas dështimit disavjeçar për tu dhënë fund gjakderdhjeve në Siri, aktualisht me afrimin e fundit të mandatit presidencial të Barak Obamas, janë shndërruar vetëm në shikues të luftës së brendshme të Sirisë. Xhon Kerri, sekretari amerikan i shtetit, po kontakton ministrat e punëve të jashtme të Rusisë, Turqisë dhe të vendeve arabe për të biseduar në lidhje me përpjekjet për vendosjen e armëpushimit në Siri, mirëpo dy javë para fillimit të mandatit presidencial të Donald Trump, qeveria e Barak Obamas më as nuk po pretendon për të luajtur rolin udhëheqës në negociatat për paqe në Siri të cilat i drejtonte për shumë vite. Drejtimi i këtyre negociatave i është dorëzuar Rusisë dhe në nivel më të ulët Iranit dhe Turqisë”, ka shkruar ndër të tjera Associated Press.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: epavarura.com/associated-press-rusia-irani-dhe-turqia-e-kane-shnderruar-shba-ne-ne-nje-shikues-te-negociatave-per-sirine/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: epavarura.com/associated-press-rusia-irani-dhe-turqia-e-kane-shnderruar-shba-ne-ne-nje-shikues-te-negociatave-per-sirine/ […]

Comments are closed.