Ekzistojnë vetëm 4 dorëshkrime të mbetura nga qytetërimi i lashtë Maja, por deri tani më i vjetri dhe i mirë-ruajturi është ai që njihet si Kodeksi i Dresdenit. Në 24 nga 39 faqet e tij të dyfishta gjendet një tabelë e numrave Maja, për të cilat matematikani i shekullit XIX Ernest Fyrsteman arriti në përfundimin se lidheshin me lëvizjet e planetit Venus.

Fakti që autori i kodeksit të shekullit X-të zgjodhi të vëzhgojë Venusin, nuk është aq për t’u habitur, pasi ky planet ka luajtur një rol qendror në ritualet e Majave, dhe kishte lidhje me Kukulkan, një hyjni e lidhur ngushtë me Kuetzalkoatin e Aztekëve. Saktësia e madhe e vëzhgimeve, është befasuese edhe për astronomët e sotëm.

Tek hieroglifet kishte korrigjime të vogla mbi lëvizjet e planetit, duke i bërë vëzhgimet aq të sakta sa që shkencëtarët mund të përdorin njohuritë aktuale të udhëtimeve të Venusit, për të identifikuar datën se kur ato janë marrë në një hapësirë prej vetëm 25 vitesh. Krahasoni këtë me vëzhgimet e kryera nga Nikolla Koperniku, modeli heliocentrik i universit i të cilit që parashikoi me saktësi se rrugët e planeteve nuk u konceptua deri në vitet 1500, dhe kultura Maja bëhet edhe më mbresëlënëse.

5 COMMENTS

Comments are closed.