Pentagoni njoftoi se një avion luftarak rus ka fluturuar vetëm 3 metra larg njërit prej avionëve të tij të gjurmimit që ndodhej mbi Detin e Zi.

Zyrtarët amerikanë e përshkruan veprimin e SU-27 si joprofesional dhe të rrezikshëm. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk vonoi të paraqiste variantin e saj të ngjarjes e tha se avioni amerikan ndodhej shumë pranë territorit rus. Sa i takon pilotëve të SU-27-s, ata për Moskën i janë përmbajtur rregullave ndërkombëtare të fluturimit e janë afruar sepse avioni amerikan e kishte të fikur transponderin sinjalizues që ndihmon në identifikimin e mjetit. Avioni amerikan P-8A Poseidon nga ana tjetër, sipas shpjegimeve të Pentagonit, ishte duke kryer operacione rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur avioni rus iu afrua rrezikshëm. Të tilla veprime bartin potencialin e përshkallëzimit të tensioneve e mund të çojnë më e pakta fare edhe në aksidente, ishte deklarata e zyrtarëve amerikanë. Prillin e këtij viti, Shtetet e Bashkuara u ankuan se avionët rusë ishin përballur në një mënyrë të ngjashme me këtë të fundit me avionët e saj të zbulimit që fluturonin mbi Detin Balltik.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 44416 additional Info on that Topic: epavarura.com/avionet-amerikane-e-ruse-fluturojne-3-metra-larg/ […]

Comments are closed.