Aeroporti i Damaskut, kryeqytetit të Sirisë, është sulmuar nga avionët luftarakë të regjimit sionist.

Sipas një njoftimi të Al Alam, shpërthimi i raketave nga ky sulm në aeroport është dëgjuar brenda në kryeqytet. Për momentin në aeroport janë dërguar ambulanca dhe zjarrfikëse për të vënë nën kontroll gjendjen.

Që nga koha e nisjes së krizës në Siri, regjimi sionist shpeshherë u ka ardhur në ndihmë terroristëve duke sulmuar pozicionet dhe bazat e ushtrisë siriane. Ashtu siç ka theksuar presidenti i Sirisë Bashar Asad, forcat ajrore të ushtrisë së Izraelit kanë luajtur rolin e forcave ajrore të grupeve terroriste.

4 COMMENTS

Comments are closed.