Gjykata gjermane ka dhënë një dënim prej 4 vitesh për një kujdestar në një qendër për strehimin e azilkërkuesve në Essen, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë nga Shqipëria, azilkërkuese.

Anëtarët e trupit gjykues kanë qenë të sigurt në një pikë: i gjykuari në fjalë, një njeri me familje dhe me fëmijë e ka shfrytëzuar gjendjen e dehur të shqiptares 24 vjeçare për ta përdhunuar atë me gjakftohtësi.

Fillimisht ata të dy qenë marrë vesh që të shkonin së bashku në “Blind-Date-Festival” në Gelsenkirchen. Qysh në automobil gjatë rrugës, Selina (emri i shifruar i shqiptares) bashkë me një kujdestare tjetër të “heim”-it kishte filluar të pinte vodka.

Ajo dukej se merrej vesh mirë me kujdestaren, me të cilën në fakt, më vonë dhe është martuar (martesë brenda gjinisë së njëjtë).

Mirëpo vazhdimi i asaj nate ishte i tmerrshëm për shqiptaren. Në vend se ta kthente në shtëpinë e azilit, ashtu siç ishin marrë vesh, ai e dërgoi atë në banesën e tij. Selinës nuk i kujtohen të gjitha detajet e asaj çfarë ka ndodhur atë natë.

Por, përfundimi i trupit gjykues është i prerë: “I akuzuari ka shfrytëzuar paaftësinë e gruas për të rezistuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/azilkerkuesja-shqiptare-perdhunohet-nga-kujdestari-gjerman-ne-nje-qender-strehimi/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/azilkerkuesja-shqiptare-perdhunohet-nga-kujdestari-gjerman-ne-nje-qender-strehimi/ […]

Comments are closed.