Në Bangladesh në dy ditët e fundit kanë humbur jetën së paku 50 persona nga rrufeja.Sipas lajmit të BBC-së, në dy ditët e fundit në Bangladesh kanë humbur jetën 50 persona të goditur nga rrufeja, prej të cilëve shumica janë gra.

Bëhet të ditur se mes viktimave gjenden 2 nxënës të goditur duke luajtur futboll në kryeqytetin Dakka dhe një fëmijë i goditur në një vend tjetër. Ekspertët njoftojnë se shkatërrimi i zonave të pyllëzuara dhe rritja të temperaturës së ajrit në Bangladesh ka shkaktuar rritjen rrufeve në vend. Që nga fillimi i muajit mars rreth 90 persona kanë humbur jetën nga rrufeja.

2 COMMENTS

Comments are closed.