Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka reaguar pozitivisht në lidhje me ftesën e kryeministrit Rama për një pakt kombëtar mes tyre në të mirë të integrimit të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se i vetmi pakt për të cilin ka nevojë Shqipëria është Kushtetuta dhe shteti ligjor.
“Kushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut”, thotë Basha
Sipas tij,  PD dhe opozita mbështet pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve.
“Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet”, përfundon kreu i Opozitës. //