Nuk ka kurrgjë të çuditshme që SHBA-të aktivisht kundërshtojnë daljen eventuale të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, pasi që integrimi evropian nga fillimi ishte projekti amerikan. Sikurse tregojnë materialet nga të cilët State Departamenti ka hjek shenjën sekrete, CIA ka finansuar krijimin e Bashkimit Evropian nga mesi i shekullit të kaluar, shkruan gazeta britaneze Telegraf. Vashingtoni ka shtyrë integrimin evropian në fund të viteve katërdhjeta të shek. XX-të dhe në mënyrë sekrete atë e ka financuar gjatë administratës së kryetarëve Truman, Ajzenhauer,Kenedi, Xhonson dhe Nikson. SHBA-ja  përveq NATO-së është mbështetur edhe në Bashkimin Evropian sikurse në “spirancën” e interesave amerikane rajonale. Në një dokument nga 26 korriku 1950 ceken informatat për fushatën qëllimi i të cilit ishte promovimi i parlamentit evropian. Inicues i memorandumit ishte Drejtoria a e shërbimeve strategjike, paraardhëse e CIA-së. SHBA-të gjithnjë vëmendje të posaqshme i kanë kushtuar Britanisë, pjesëmarrja e të cilës në integrimete evropiane për ta ishte prioritet. Sipas shënimeve të publikuara, CIA ka bashkëpunuar me “themeluesit” e Bashkimit Evropian, duke i shfrytëzuar si ndihmëset e tyre. Shërbimi sekret amerikan është përpjekur të ruajë varshmërinë e Evropës nga Vashingtoni dhe në çdo mënyër është angazhuar të parandalojë Bashkimin Evropian në kërkimin e burimeve alternative të financimit, ceket në tekstin e dokumentit.
Në procesin e ndërtimit të Evropës unike ka pas edhe dështime. Ashtu që në shënimet zyrtare të 11 qershorit 1965 ceket se nënkryetarit të Bashkimit Evropian janë dhënë instrukcione për zhvillimin e projektit të unionit monetar evropian. Në dokument theksohet se është e domosdoshme të shmangen debate gjersa vendimi për themelimin e saj të jetë e pashmangshme. Sikurse tregon historia, qasja e tillë nuk ishte shumë e menqur, duke pas parasysh situatën aktuale me kurthet e deflacionit dhe borgjeve si dhe me papunësinë masive në jugun e Evropës.
Në kuptim të plotë këto dokumente janë nga historia më e vjetër, por ato tregojnë se “shteti në shtet” amerikan gjer në fyt është i përfshirë në këtë punë, përfundon gazeta britaneze Telegraf.

 

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 94178 more Information on that Topic: epavarura.com/bashkimi-evropian-ishte-projekti-cia-se/ […]

Comments are closed.