Filozofi dhe linguisti amerikan Noam Chomsky konsideron se ngritja e të djathtës dhe qëndrimet kundër lidershipit si rezultat i politikës së pasuksesshme neoliberale në Evropë me siguri do të sjell në rrënimin e Bashkimit Evropian, gjë që sipas tij do të ishte”zhvillimi tragjik i ngjarjes”. Ai në intervistën për RT ka cek se kandidatja e djathtës ekstreme franceze për presidente të shtetit të Francës Marine Le Pen, e cila aludon për mbajtjen e referendumit rreth anëtarësisë së mëtejmë të Francës në Bashkimin Evropian, ka gjasa të mëdha të fitojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen gjatë vitit 2017 në Francë, dhe e cila do të nis iniciativën për daljen e Francës nga BE-ja, i ashtuquajturi Fregzit.

Chomsky, njashtu, konsideron se Gjermania nuk është ajo që e ka nis shpërndarjen e Unionit, pasi që ajo ka përfitim nga ky bllok. Po të shpërndahet Bashkimi Evropian, ky do të ishte zhvillimi tragjik i ngjarjes. Chomsky sqaron se politika e pasuksesshme neoliberale të gjeneratës së kaluar ka ndikuar në këtë rritje të madhe të popullaritetit të partive djathtiste në Evropë. Këto programe janë projektuar në atë mënyrë që të sjellin ngecje dhe rënien e pjesës së madhe të popullsisë. Poashtu kanë dobësuar rëndë demokracinë, gjë që është e dukshme më shumë në Evropë se në SHBA. Sipas fjalëve të tij, rezultati i këtij procesi është se njerëzit janë të zemëruar, të zhgënjyer me shpresat e rrënuara në ardhmëri. Edhe pse i lavdëron integrimet evropiane si njërën nga” arritjet më të mëdha në periudhën pas Luftës së dytë botërore”, Chomsky cek se kjo strukturë është bërë praktikisht jofunksionale. Me vendosjen e valutës unike pa strukturë politike përkatëse është recetë për shkatërrim, thotë ai, duke shtuar se”nuk ekzistojnë mekanizmat të cilët do të mundësonin që sektorët e pasur të ndihmojnë të varfërve në kohet e vështira në Bashkimin Evropian”.

Filozofi dhe linguisti amerikan është shprehur edhe për programin e presidentit të porsazgjedhur të SHBA-ve Donald Trumpit, duke thënë nuk e konsideron “kandidat anti institucional” duke marr parasysh se për ministrinë e financave e ka zgjedhur njeriun i cili vije nga grupacioni bankier GS.