“Apartamenti 2XL” startoi dje sezonin e ri në ekranin e “Vizion Plus”. Kërshëria e publikut ishte e madhe për të zbuluar se si do të silleshin në skenë me njëri-tjetrin, Julian Deda dhe Albano Bogdo pas sherrit që patën mbrëmë mes njëri-tjetrit, por siç dhe pritej ata patën një komunikim shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Një tjetër episod që mori vëmendje në spektakël, ishte edhe e ftuara e puntatës së parë Çiljeta Xhilaga, e cila erdhi në spektakël me të birin. Në përpjepje për të bërë Fernandon për të qeshur, nuk munguan edhe batutat për këngëtarën. Kështu aktori Erand Sojlit, iu drejtua Çiljetës duke i thënë: “S’të vjen zor ty, që je rrit në Tiranë dhe fle me fanellën e ‘Partizanit’”. Këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “morr i kuq apo mi bashkie pak rëndësi ka, me rëndësi është që triumfon në fund dashuria”. Kjo batutë e Çiljetës shkaktoi të qeshura dhe brohorima në publik. Prej disa kohësh Çiljeta perflitet për një histori dashurie me portierin e “Partizanit” Alban Hoxha dhe kjo është arsyeja pse në javët e fundit ajo është vendosur në fokusin e medias.