E kemi përmendur disa herë që mëngjesi është vakt shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të mënjanohet asnjëherë, sidomos nëse doni të bini në peshë. Në të vërtetë një mëngjes i shëndetshëm ju ndihmon jo vetëm të humbisni kilogramët e tepërt, por sipas studimeve thuhet se parandalon dhe kancerin e zorrës së trashë, sidomos nëse konsumoni tërshërë.

Hani tërshërë me kos pa yndyrë ose qumësht çdo ditë. Hidhni 4 lugë tërshërë në një tas dhe lëreni të zbutet për disa orë. Më pas hidhini pak fruta të thata si arra, bajame apo fruta të freskëta dhe konsumojeni çdo mëngjes. Ja përfitimet e këtij mëngjesi të shëndetshëm:

Ju jep ndjesinë e ngopjes: tërshëra përmban shumë fibra dhe do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur për disa orë. Ajo është një ushqim ideal për ata që duan të bien në peshë.

Ul nivelet e kolesterolit të keq: për shkak të fibrave të shëndetshme, tërshëra nuk lejon që të depozitohen yndyrna në trup, e për pasojë redukton nivelin e kolesterolit të keq.

Lufton kancerin e zorrës së trashë: studimet kanë treguar se ushqimet krude mund të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë. Tërshëra është e mirë në parandalimin e kancerit të gjirit, ovarian dhe prostatës gjithashtu.

The post Bëje këtë çdo mëngjes dhe jeta jote do të ndryshojë appeared first on Shëndeti.

7 COMMENTS