Të dish të menaxhosh emocionet e tua, duke i transformuar në pika të forta, kjo është një gjë që lehtëson jetën dhe përmirëson marrëdhëniet me të tjerët. Bëni testin e mëposhtëm për të parë si jeni me inteligjencën emocionale.

Të propozohet një ndryshim në punë. Aktiviteti i ri të duket i largët nga ai që ke bërë gjithmonë, por përgjegjësit janë të sigurtë se mund t’ia dalësh. Pra ke mundësinë të përmirësosh pozicionin tënd, por nëse dështon, vështirë se mund të kthehesh pas. Çfarë bën?

  1. Merr kohë dhe kërkon që të përcaktohen më mirë detajet e ndryshimit?
  2. Merr kohë për të reflektuar mbi nevojat e tua dhe frikërat e tua ndaj ndryshimit?
  3. Pranon në mënyrë impulsive, i/e kënaqur nga fakti që të tjerët besojnë tek ti dhe aftësitë e tua.

2. E shtunë mbrëma. Askush nuk ka organizuar një gjë për të bërë dhe të gjithë duken të angazhuar tashmë. Përvijohet kështu një mbrëmje në vetmi. Si ndihesh?

  1. Vetmi? Qetësi! Ndoshta duhej pas një jave të lodhshme: lejon të rifitosh energjitë dhe të organizosh një të djelë ndryshe.
  2. Vendosesh në tavolinë dhe përpiqesh të ndryshosh gjithë listën e kontakteve. Me që je, e riorganizon dhe zgjedh kë të mbash e kë të heqësh.
  3. Më shumë se vetëm, ndihesh i/e braktisur. Përpiqesh ta fshish këtë ndjesi duke parë televizor.

3. Ke bërë një gabim të rëndë në punë. Këtë gjë e dinë kolegët dhe përgjegjësit, që të kanë caktuar tashmë një takim për të diskutuar mbi situatën. Çfarë ndjen?

  1. Gjykimi që të tjerët mund të kenë për ty të bllokon e të krijon ankth. Mbetesh në pritje të asaj që do të thonë.
  2. Përpiqesh të kuptosh atë gjë që të shpuri tek gabimi, për të mos rrezikuar ta përsërisësh në të ardhmen.
  3. Përpiqesh të gjesh shkaqet organizative që bënë që të gabosh, me qëllim që të gjesh një justifikim për t’u dhënë përgjegjësve dhe kolegëve.

5. Takimi i banorëve të pallatit. Fqinji më i padisponueshëm nis të ngrejë pyetje për një problem ku ai i pari është i munguar. Rrezikohet një sherr pa mbërritur asgjëkundi. Ti nuk ke kohë të humbasësh kohë dhe ndjen të të rritet një farë lodhjeje.

  1. E bllokon menjëherë diskutimin, duke e vënë fqinjin përballë përgjegjësive të tij.
  2. I kërkon administratorit të pallatit që të programojë diskutimin e problemit për mbledhjen e ardhshme.
  3. Nxit dhe fqinjët e tjerë dhe nis një betejë të hapur kundër fqinjit në fjalë.

5. Ke një shkëmbim mendimesh me një person që, nga fillimi duket shumë i/e ngurtë dhe shpreh vazhdimisht pikëpamjen e vet, pa dëgjuar atë të të tjerëve. Si vendos të sillesh?

  1. Braktis qetësisht bisedën, duke ngritur duart dhe deklaruar se nuk është momenti i duhur që të përpiqeni të kuptoheni.
  2. Zemërohesh dhe e mbyll shkëmbimin e mendimeve, në mënyrë të tillë që tjetri/tjetra kupton se të ka ardhur në majë të hundës.
  3. Përpiqesh të kuptosh atë gjë që e pengon tjetrin/tjetrën të ndryshojë pikëpamjen e vet, ndonëse e ruan bindjen tënde.

6. Një person me të cilin/cilën ke patur një zënkë, pas pak kohësh, të dërgon një mesazh ku pranon që ke pasur të drejtë dhe kërkon ndjesë. Çfarë ndjen?

  1. Simpati. Ti e kishe harruar ndërsa tjetri/tjetra kish menduar gjatë gjithë kësaj kohe.
  2. Lodhje. Sa kohë iu desh që të kuptojë se ti kishe të drejtë.
  3. Kënaqësi dhe qetësi. Ishe i sigurt/e sigurt që ishe në anën e të drejtës.

Tani shenoni piket:

screen-shot-2016-12-02-at-19-06-32

Nga 0 në 3 pikë

Racionaliteti dhe impulsiviteti mbizotërojnë dhe të pengojnë të jesh në sintoni me veten dhe të tjerët. Përdor shumë energji për të mbajtur gjithcka nën kontroll apo për të rikuperuar teprimet e emotivitetit dhe gjendesh gjithmonë pakëz larg të tjerëve, apo me probleme për të zgjidhur, që duken më të mëdhenj nga sa janë.

Nga 4 në 7 pikë

Di të përdorësh pjesën emocionale të inteligjencës të paktën për të qenë mirë me veten. Arrin të ndjesh nevojat e tua dhe ndonjëherë gjen edhe zgjidhjet e duhura për t’i plotësuar. Kur problemet kanë të bëjnë me marrëdhëniet, ende ke vështirësi për të gjetër celësin e duhur dhe dikush mund të të akuzojë për egoizëm të tepruar.

Nga 8 në 12 pikë

Di të përdorësh emocionet dhe ndjesitë që provon, për t’i bërë më të zhdërvjellët komunikimet dhe zgjidhur problemet. Rrallëherë një marrëdhënie të krijon stres, duke qenë se di të kuptosh kur është momenti i duhur për t’u ndalur. Pra, marrëdhëniet nuk janë problem për ty. I menaxhon në mënyrë të tillë që të krijosh mirëqenie për veten dhe tjetrin.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/bejeni-kete-test-inteligjenca-emocionale-sa-shume-e-perdorni-ju-tregoni-piket-tuaj/ […]

Comments are closed.