Shpirtrat që kanë energjinë më të vogël gjenden në purgator, e më pas, sa më thellë që të shkohet në ferr, shpirtrat bëhen gjithnjë e më të fuqishëm. Shpirtrat, apo energjitë negative, mund të lëvizin me shpejtësi të madhe, duke kaluar distanca të largëta për vetëm disa sekonda.

Ku gjenden shpirtrat që vijnë në Tokë? 

Kur të mbërrijnë në Tokë, shpirtrat e këqij mund të rrinë në disa vende. Mund të formojnë qendra në qeniet e gjalla dhe jo të gjalla. Qendra është vendi ku ata e ruajnë energjinë e tyre negative, të zezë. Shpirtrat që hyjnë në njerëz – shpirtrat e këqij ekzistojnë rreth nesh, në disa prej njerëzve dhe mbi ta, me qëllim të realizimit të dëshirave dhe hakmarrjeve të tyre, apo duke u argëtuar, duke i munduar ata. Shpirtrat e këqij mund ta pushtojnë cilëndo pjesë të organizmit, duke filluar nga mendja, e deri te çdo pjesë fizike e tij. Kjo quhet pushtim nga djalli. Pushtimi mund të zgjatë disa vjet, bile, kush beson në reinkarnacion, edhe në disa reinkarnacione me radhë. Njerëzit nuk e dinë se janë të pushtuar nga djajtë dhe se ata i realizojnë dëshirat e shpirtrave/djajve. Shpirtrat që hyjnë në kafshë: Shumica e shpirtrave hyjnë në kafshë. Në fakt, ata i përdorin kafshët për t’i frikësuar njerëzit. Kafsha e xhindosur bëhet agresive, i sulmon njerëzit dhe i shqetëson në mënyra të tjera. Shpirtrat në bimë – Marrë në përgjithësi, shpirtrat mund të përforcohen në trungje të bimëve. Druri tamarind është i njohur si dru që preferohet nga shpirtrat. Edhe fiku indian është i preferuar nga ta. Gjësendet e “djallosura”: Jo rrallë, njerëzit edhe pas vdekjes mbesin të lidhur për gjësendet që i kanë preferuar gjatë jetës, p.sh. ndaj karriges së referuar, pronës, etj. objektet e tilla quhen të pushtuara, por kësaj radhe jo nga shpirtrat e ferrit (djajtë), por nga shpirtrat e njerëzve të vdekur. Bartja, apo përdorimi i objekteve të tilla mund të sjellë përvoja të pakëndshme. Vendet e pushtuara nga shpirtrat: Kur në ndonjë vend ndodhë ndonjë masakër dhe vjen deri te vdekja, atëherë aty mund të mbetet ndonjë shpirt, i cili nuk i lejon të tjerët që të hyjnë aty. E mundojnë këdo që shkon. Vendet e tilla quhen të pushtuara nga shpirtrat. Shtëpia e pushtuar nga shpirtrat: Nëse ndokush tenton të jetojë në ndonjë shtëpi, të pushtuar nga shpirtrat, atëherë ata rrezikojnë edhe vdekjen e vet. Kjo nuk vlen vetëm për njerëzit që kanë ndonjë lidhje me shtëpinë, apo me ish pronarët e saj, por me të gjithë. Njerëzit fillojnë të dëgjojnë zëra, bërtitje, etj. Shpirtrat – demonët – djajtë, quani si të doni, mund të gjenden edhe gjetiu, si në burgje, spitale, ura, udhë… por, ajo që na intereson më shumë tani, është…

.. Si të mbrohemi nga shpirtrat e këqij? Praktikat e rregullta shpirtërore na ndihmojnë që ta arrijmë një fuqi shpirtërore, e cila bëhet mbrojtësi ynë kundër shpirtrave të këqij. Para se të hyjmë në vendet ku e dimë se mund të ketë djaj, duhet t’i lutemi Zotit që të na mbrojë nga ta. Është e kotë ta injorojmë ekzistimin e shpirtrave të këqij, apo djajve.

Let’s block ads! (Why?)

5 COMMENTS