Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar UET-in e Henri Çilit se qeveria me praktika korruptive dhe veprime antilogjore është kthyer në një universitet antieuropian. Duke folur në parlament në lidhje me skandalin e ndodhur pas shpalljes së rezultateve të maturantëve për pranimet në Universitetet publike, Berisha tha se janë privatët që po e shkatërrojnë arsimin e lartë dhe pas pabesisë ndaj maturanteve qëndron Edi Rama. “Ai eshte Al Kapone i Shqiperise”, tha Berisha per kryeministrin e vendit.

Berisha tha se qeveria ka çuar 8 milionë euro tek një universiteti privat. Universiteti antieuropian theksoi ish-kryeministri, ai nuk mund te jete universitet europian.

Ai shtoi se në asnjë unidersitet publik nuk ka doktoratura, as tek juridiku apo ekonomiku, këto janë bllokuar që tek antieuropiani të zhvillohej një doktoraturë 8 mijë euro, theksoi Berisha.

Ai kërkoi publikisht që biznesi dhe privatët të largohen nga aferat me qeverinë Rama e cila po shkatërron arsimin e lartë, të cilin Berisha tha se kishte qenë një nga kundërshtarët kryesorë që në miratimin e ligjit./

2 COMMENTS

Comments are closed.