Nga Jim Davies

Testosteroni ka patur deri më sot një reputacion mjaft të keq. Ai është e njohur prej kohësh si hormoni i agresivitetit. Në librin e tij të vitit 1998, “Problemi me Testosteronin:Dhe ese të tjera mbi Biologjinë Njerëzore”, neuroshkencëtari Robert Sapolski shkruan:”Cilat janë provat që e lidhin testosteronin me agresivitetin? Disa gjëra shumë të qarta:Meshkujt kanë prirje të kenë më shumë testosteron sesa femrat, dhe prirjen për të qenë më agresivë. “Periudhat e jetës, kur meshkujt kanë nivelet më të larta të testosteronit (për shembull, pas arritjes së pubertetit) përputhen me periudhën kur kulmon agresiviteti”.

Testosteroni në nivele të larta lidhet me kërkimin e emocioneve, partneres, dhe dominancës

tek meshkujt. Nëse i injeksioni testosteron një gjitari, ai do të sillet në një mënyrë shumë më agresive se normalja. Nga ana tjetër, nëse i hiqni gjëndrën që sekreton testosteronin- tek meshkuj testikujt -gjitari do të bëhet më i urtë. Kirurgjia, uria, sëmundjet, dhe të qënit i margjinalizuar në një hierarki sociale, mund të prodhojnë nivele të ulëta të testosteronit.

Pavarësisht nga këto lidhje të forta, ajo shkakësore mes nivelit të testosteronit dhe sjelljes është shumë e qartë. “Studimet e njëpasnjëshme, kanë treguar se kur shqyrtohen nivelet e testosteronit, në momentin kur meshkujt vendosen për herë të parë në një grup shoqëror, nivelet e testosteronit nuk parashikojnë asgjë në lidhje me atë që do të jetë agresiv”- shkruan Sapolski.

Por një studim i kohëve të fundit, sugjeron se rritja e nivelit të testosteronit, mund të shkaktojë vërtet një ndryshim të sjelljes në mënyra të palidhura me agresionin. Zhan Klod Dreher, drejtor i Qendrës të Neuroshkencës Konjitive në Lion të Francës dhe kolegët e tij, kanë gjetur se testosteroni tek meshkuj përforcon dëshirën e tyre si për të shpërblyer ashtu edhe ndëshkuar. “Pavarësishteve hulumtimet empirike dhe qendra të njohura të opinionit mbi rolin e tij në drejtimin e sjelljeve agresive dhe antisociale”- studiuesit shkruajnë, “prova të drejtpërdrejta shkakësore për këtë lidhje tek njerëzit është e dobët”.

Për të parë nëse mund të forconin provat për këtë lidhje, ata kanë përdorur një metodë eksperimentale të quajtur “loja e ultimatumeve” – njerëzit ndahen në çifte, dhe njëri zgjedh se si të ndajë një shumë të caktuar parash, le të themi 100 dollarë mes tyre. Shep mund të zgjedhë t’i japë vetes 70 $ dhe Aleksit vetëm 30. Ajo çka mund të bëjë ky i fundit, sipas rregullave të lojës, është të vendosë nëse do ta pranojë ofertën apo ta refuzojë atë.

Nëse e hedh poshtë askush nuk merr asgjë. Ju mund të mendoni se njerëzit në pozicionin e Aleksit do të merrnin atë çka i ofrohej, pa marrë parasysh sa e vogël është ajo, për shkak se është më mirë pak se sa asgjë. Por nuk është kjo ajo që ndodh. Në studimet eksperimentale, marrësi ka tendencë të refuzojnë ofertat me më pak se 30 përqind të shumës fillestare:Ata zgjedhin të dëmtojnë veten e tyre, thotë hipoteza, për të ndëshkuar atë që e perceptojnë si

një sjellje të padrejtë.

Në këtë eksperiment me testosteronin, Dreher e ndryshoi pak lojën. Në versionin e tij, pasi Aleksi e pranon apo refuzon ofertën e Shep-it, ai mund të zgjedhë për ta ndëshkuar ose shpërblyer këtë të fundit – respektivisht për ofertën e lirë ose bujare, me një kosto proporcionale për veten e tij. (Pra, nëse Aleks e pranon oferten Shep ,dhe do ta shpërblejë atë me 10 përqind të pjesës së Shep, ai do të humbiste 10 përqindëshin e tij).

Disa nga njerëzit në pozicionin e Aleksit, të anketuarve, iu injektua një dozë testosteroni; të tjerëve iu dha një dozë placebo. Nëse testosteroni do të shkaktonte sjellje agresive dhe antisociale, arsyetuan studiuesit, atëherë atyre që iu injektua do të duhej të jepnin ndëshkime më të mëdha dhe shpërblime më të vogla. Por kjo nuk ndodhi.

Të anketuarëve që iu injektua testosteroni, jo vetëm që s’kishin më shumë gjasa të jepnin dënime më të mëdha ndaj atyre që i ofruan oferta të padrejta, por përkundrazi kishin më shumë të ngjarë të jepnin shpërblime të mëdha për ata që dhanë oferta bujare (në krahasim me grupin e kontrollit që mori placebo. Në këtë eksperiment, testosteroni duket se përforconte tendencat e njerëzve për të ndëshkuar dhe të shpërblyer të tjerët.

“Gjetjet tona kundërshtojnë kategorikisht një lidhje të thjeshtë ndërmjet testosteronit dhe agresivitetit mashkullor”- përfunduan studiuesit. “Në vend të kësaj, ne konstatuam se efekti i testosteronit mbi sjelljen e mashkullit varet nga konteksti shoqëror, dhe e tregojmë në një eksperiment të vetëm që testosteroni mund të rrisë edhe agresionin reaktiv ashtu edhe bujarinë”. Po pse ndodh kjo? Dreher thotë se ky studim ofron dëshmi shkakësore, për teorinë se tek burrat testosteroni promovon sjelljet që rrisin statusin social.

Për shembull, një udhëhqës duhet të përdorë mekanizimin e shkopit dhe karotës për të ruajtur pozitën e tij. Kjo është ajo që bëjnë edhe majmunët meshkuj alfa. Ata mbështesin hierarkinë shoqërore, shkruajnë studiuesit “jo vetëm përmes sjelljeve agresive, por edhe ndarjes së burimeve si qasja tek ushqimi dhe femrat”. Dreher mendon se nuk është rastësi që me rritjen e rangut social të një majmun mashkull, rriten edhe nivelet e tij të testosteronit .

Shënim: Jim Davies është profesor i asociuar në Institutin e Shkencave Konjitive në Universitetin Karlton në Otava, Kanada

“Nautilus”

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 52932 additional Info on that Topic: epavarura.com/bie-miti-testosteroni-ben-bujare-dhe-jo-agresive-meshkujt/ […]

Comments are closed.