Në protestat kundër qeverisë në Irak, që vazhdojnë prej datës 1 tetor, janë vrarë 104 persona dhe janë plagosur 6 mijë e 107 të tjerë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Irakut, Saad Maan në konferencën për shtyp në kryeqytetin Bagdad bëri një deklaratë në lidhje me protestat kundër qeverisë, që vazhdojnë prej 1 tetorit.

Maan bëri të ditur se në protestat kundër qeverisë, që vazhdojnë prej 1 tetorit në kryeqytetin Bagdad dhe qytetet e tjera jugore, janë vrarë 104 vetë, ndër të cilët civilë dhe forca të sigurisë si dhe janë plagosur 6 mijë e 107 të tjerë.

Ai nënvizoi gjithashtu se në protesta janë djegur 51 ndërtesa publike dhe provate si dhe u është vënë zjarri edhe 8 ndërtesa të partisë.

Zëdhënësi i Ministrisë njofton edhe për djegien e 2 pikave të kontrollit policor.

Nga ana tjetër, qeveria irakiane deklaroi se do të fillojnë hetimet e nevojshme ndaj atyre që kanë përdorë dhunë ndaj protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Në deklaratën e bërë nga Zyra për Shtyp e Presidencës së Irakut njoftohet se Presidenti Berhem Salih, u takua në Bagdad me Kryetarin e Kuvendit, Muhammed el-Halbusi dhe Kryetarin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Faik Zidan.

Salih me Halbusin nënvizuan rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë shoqërore dhe theksuan nevojë për të filluar hetimet e nevojshme ndaj atyre që kanë përdorë dhunë ndaj protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Në takimin ku u qëndrua mbi nevojën për hapjen e hetimeve për sulmet e ndërmarra ndaj disa kanaleve televizive nga ana e personave të paidentifikuar, u theksua se mbrojtja e organeve mediatike dhe lirisë së shprehjes zënë vend në kushtetutë./trt

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/bilanci-i-protestave-ne-irak-presidenti-kerkon-hetim-per-dhunen-gjate-protestave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/bilanci-i-protestave-ne-irak-presidenti-kerkon-hetim-per-dhunen-gjate-protestave/ […]

Comments are closed.