Kanabisi ka lulëzuar në një nga zonat më të populluara të Tiranës, në unazë. Në hapësirën mes dy korsive të unazës, pranë rrugës Siri Kodra kanabisi është bërë pjesë e luleve dekorative. Nderkohe qe rritet nen hunden e policise, me siguri bima mirëmbahet edhe nga punonjësit e bashkisë që kujdesen për gjelbërimin. Sipas asaj që raporton Vizion Plus, bima është kthyer në atraksion për të rinjtë që bëjnë foto për t’i shpërndarë në rrjetet sociale. Kemi dëgjuar shpesh deputetët e opozitës që i drejtohen Ministrit të Brendshëm si “Saje qorri”, por me këtë që ndodh epitetin e kanë merituar edhe drejtuesit e policisë së Tiranës.

5 COMMENTS

Comments are closed.