Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë komunikuar me njëri tjetrin në telefon, bëjnë të ditur birimet informative nga Moska. Mësohet se gjatë bisedës telefonike Z.Putin i uroi Z.Trump “sukses në implementimin e programit të tij elektoral”.

Lideri rus shtoi se ai ishte gati të niste dialogun me administratën e re bazuar në “parimet e barazisë”. Z.Trump ka shprehur vazhdimisht admirim për Z. Putin duke thënë se ai “është një lider më shumë se presidenti ynë”. Në përgjigje Putin mësohet ti jetë drejtuar Trump duke e quajtur një person “shumë i shquar dhe pa dyshim i talentuar” Kremili zbulon se gjatë telefonatës mes dy liderëve është folur dhe për Sirinë dhe se kishin rënë dakord se marrëdhëniet e tanishme ruso-amerikane ishin “shumë të pakënaqshme”. Ata gjithashtu kanë folur për faktin se 2017 përkon me “210 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve dhe që vetvete duhet të nxisin kthimin e një bashkëpunimi pragmatik, reciprokisht të dobishme”. Putin dhe Trump ranë dakord që të mbeten në kontakt telefonik dhe në një të ardhme të kenë një takim të përbashkët, shton Kremlini.

6 COMMENTS

Comments are closed.