Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta, një prej të cilave është edhe bllokimi i disa prej akseve rrugore, një prej të cilave është autostrada Tiranë – Durrës. Pas situtatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit Saimir Tahiri pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në aksin rrrugor Tiranë-Durrës është krijuar një siperfaqe e përmbytur në pjesë të ndryshme të autostradës, ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.

Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.

Bëhet e ditur se zonat më problematike për momentin janë: Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave. Aktualisht niveli i ujit në kthesa e Kasharit është 50 centimetra.

Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhë – Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.

Gjithashtu këshillohet që fëmijët të mos lëvizin të pa shoqëruar nga të rriturit.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.

Meteororlogët ndërkohë parashikojnë se situata do të jetë e ngjashme përgjatë gjithë ditës së sotme ku parashikohen shira të dendur dhe erëra.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: epavarura.com/bllokohet-autostrada-tirane-durres-disa-banesa-rrezikojne-permbytjen/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 270 more Info to that Topic: epavarura.com/bllokohet-autostrada-tirane-durres-disa-banesa-rrezikojne-permbytjen/ […]

Comments are closed.