Pas grekëve e italianëve, një goditje e fortë i ka ardhur dhe nga rusët qeverisë shqiptare. Mediat kanë publikuar sot një shkrim bombastik, kushtuar drogës në vend, ku sipas tyre, mafia shqiptare është më e frikshme se kartelet e Kolumbisë.

“Një mafie më e frikshme se kartelet e Kolumbisë”. Ky është titulli i një artikulli të prestigjiozes ruse Sputnik, publikuar sot, që flet për kanabizimin e Shqipërisë.

Artikulli prek aksionin e disa ditëve më parë në Rrëshen, ku u zbulua një magazinë droge dhe u sekuestruan 4.2 ton marijuanë si dhe u arrestuan 15 persona.

Në ndryshim nga ato që shprehin në publik kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, media prestigjioze raporton ndryshe.

“Policia shqiptare mbetet relativisht joefektive në luftën e saj kundër krimit të organizuar. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është shtyllë e krimit të organizuar në të gjithë botën dhe pika kryesore e kontrabandës së drogës, armëve, falsifikimit të mallrave dhe emigrantëve.

Përveç kësaj, kartelet “kombëtare” dallohen nga mungesa e hierarkisë vertikale, dhe kontrollohen nga grupe familjare. Katër klane të mëdha kontrollojnë 20 familje që gjithashtu drejtojnë trafikun e qenieve njerëzore, prostitucionin, shantazhet, grabitjet e makinave dhe pastrimin e parave”, shkruan Sputnik në versionin frëngjisht./sot/

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/bomba-e-ruseve-mbi-qeverine-shqiptare-mafia-e-frikshme-se-kartelet-e-kolumbise-4-klane-kontrollojne-drogen-e-pastrimin-e-parave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/bomba-e-ruseve-mbi-qeverine-shqiptare-mafia-e-frikshme-se-kartelet-e-kolumbise-4-klane-kontrollojne-drogen-e-pastrimin-e-parave/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/bomba-e-ruseve-mbi-qeverine-shqiptare-mafia-e-frikshme-se-kartelet-e-kolumbise-4-klane-kontrollojne-drogen-e-pastrimin-e-parave/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/bomba-e-ruseve-mbi-qeverine-shqiptare-mafia-e-frikshme-se-kartelet-e-kolumbise-4-klane-kontrollojne-drogen-e-pastrimin-e-parave/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/bomba-e-ruseve-mbi-qeverine-shqiptare-mafia-e-frikshme-se-kartelet-e-kolumbise-4-klane-kontrollojne-drogen-e-pastrimin-e-parave/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/bomba-e-ruseve-mbi-qeverine-shqiptare-mafia-e-frikshme-se-kartelet-e-kolumbise-4-klane-kontrollojne-drogen-e-pastrimin-e-parave/ […]

Comments are closed.