Organizata speciale e kundërzbulimit në SHBA, Stratfor, e cila tërhoqi vëmendje duke bërë dhënë tri herë informata në lidhje me aeroplanin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO më 15 korrik, po vazhdon të jetë temë diskutimi me themelimin e saj, metodat e punës dhe raportet që i ka hartuar përmes kundërzbulimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Stratfor, e cila e ka qendrën në Teksas dhe e cila u themelua nga George Friedman, edhe pse ofron analiza globale në tema si ekonomia, politikat e jashtme dhe siguria, ngjall pikëpyetje në lidhje me të përmes punimeve me shumë njësite të kundërzbulimit dhe “spiunëve” në shumë shtete.

Stratfor tërhoqi vëmendje natën e 15 korrikut gjatë tentativës për grusht shteti nga FETO në çastet më kritike, duke shpërndarë informata që cenonin presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe me udhëzimet në favor të puçistëve.

Shpërndarjet e Stratforit gjatë tentativës për grusht shteti u rritën jashtëzakonisht, duke kaluar shumëfish mbi normalen.

Lokalizimi shumë i shpejtë nga Stratfor i aeroplanit të presidentit Erdoğan ndaj të cilit puçistët po përpiqeshin të realizonin atentat dhe postimi tri here në Twitter në lidhje me lokacionin e tij në ajër, kanë tërhequr vëmendjen e opinionit.

Gjatë postimit të parë, Stratfor zbuloi aeroplanin në të cilin gjendej Erdoğan mbi Detin Marmara, ndërsa në tweetin e dytë ajo njoftoi se aeroplani është afruar në Stamboll dhe “me shumë gjasë” do të zbresë.

Ndërkaq, në shpërndarjen e tretë në Twitter, Stratford opinionit i përçoi konfirmimin e zbritjes së aeroplanit në Stamboll, duke e treguar edhe lokacionin, Aeroportin Ataturk.

Duke dhënë vetëm përgjigje evituese ndaj pyetjeve të AA-së, zyrtarë të Stratforit nuk shpjeguan tërësisht se si e detektuan aeroplanin aq shpejt dhe se pse i kanë shpërndarë këto informata në median sociale në një mjedis ku po ndërmerrej tentativë për grusht shteti.

Stratfor po ashtu tërhoqi reagime duke shpërndarë në llogarinë e saj në Twitter lajmin e rremë të kanalit amerikan MSNBC gjatë natës së tentativës gjoja se Erdoğan “dëshiron të ikë në Gjermani”.

Duke mos u mjaftuar vetëm me shënjestrimin e Erdoğan-it gjatë asaj nate, një ditë më vonë, më 16 korrik, Stratfor sërish në llogarinë e saj në Twitter shpërndau një profil i cili nuk i reflektonte të vërtetat në lidhje me presidentin Erdoğan.

Në profil u pohua se gjatë në vitin 1999 Erdoğan ishte “burgosur nga ana e ushtrisë”. Si arsye e dënimit të Erdoğan-it, Stratfort e tregoi pretendimin se “ka nxitur dhunë dhe urrejtje fetare dhe racore.

Në profil po ashtu theksohet se gjatë viteve 2000’ Erdoğan “është përpjekur ta reduktojë fuqinë e ushtrisë” dhe se ai ka vepruar me një armiqësi personale nga e kaluara kundër ushtrisë, duke u dhënë ndjekësve të profilit mesazhin për një lidhje të zakonshme shkak-efekt në lidhje me grushtin e shtetit.

Institucioni i fshiu postimet në fjalë pas reagimeve që i shkaktuan këto deklarata që u shpërndanë për opinionin ndërkombëtar.

– Kjo nuk ishte e para

Postimet skandaloze që shënjestrojnë liderin e një shteti gjatë tentativës për grusht shteti u janë të zakonshme për Stratforin.

Përmbajtjet në lidhje me ish-presidentin e Venezuelës Hugo Chavez, në postën elektronike të cilën Kryeanalisti për Siguri pranë Stratforit Fred Burton ia kishte dërguar njërit prej analistëve, kishin ngjallur reagime në opinionin publik.

Në e-postë, Burton ishte shprehur se “Në një kohë, planifikonim ‘aksident’ me helikopter për të (Hugo Chavezin)”.

Sipas disave, Stratfor përkufizohet si “CIA e hije”, ndërsa sipas disave thuhet se “është një ajo që del një javë më vonë se ‘The Economist’ dhe 4-5 qindra here më e shtrenjtë se ajo”, ndërkohë që shpënrdarjet e postimeve të saja skandaloze në median amerikane ishin të shumta.

Tani më është e ditur se shumë organizata të shumta informative si CNN, Bloomberg, AP, Reuters dhe New York Times, lajmet që i transmetuan me shprehjen “sipas të dhënave nga burime të besueshme”, i kanë marrë nga Stratfor.

Megjithatë, ekzistojnë pikëpyetje se sa janë të besueshme informatat sekrete të Stratforit dhe se me çfarë arsye këto informata u shpërndanë për opinionin.

– Wikileaks ia tërhoqi perden e mjegullt

Në vitin 2012, Wikileaks i publikoi mesazhet e brendshme të Stratforit, duke e shfaqur kështu mekanizmin e brendshëm operues të organizatës.

Wikileaks shpalosi se analizat Stratfor, për të cilat ajo pretendon se i bazon vetëm në burime të hapura, në fakt i përmbledh si një organizatë kundërzbulimi duke angazhuar “spiunë” në çdo cep të botës.

Për shembull, sipas dokumenteve të Wikileaks, Stratfor ka paguar gjashtë mijë dollar një person brenda ushtrisë së Libanit për analizat e saj në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ende nuk dihet nëse Stratfor deri më sot ka zbatuar metoda të ngjashme në edhe në shtete të tjera.

– Stratfort njihet si “organizata hije” e CIA-s

Stratfor operohet nga kryeqyteti i Teksasit të SHBA-ve, Austin.

Në vitin 1996 Stratfor u themelua nga eksperti i famshëm i strategjisë dhe politikologu Geroge Friedman.

Ajo përkufizohet si organizatë që zhvillon aktivitete në arenën globale në fusha si ekonomia, energjia, politikat e jashtme dhe siguria, ndërsa botërisht prezanton analiza për më shumë se 175 shtete.

Stratfor po ashtu ofron abonim online dhe shërbime konsultimi, ndërsa me shitjen e analizave për abonentët, ajo veten e shfaq si një think-tank e cila financat i siguron kryesisht nga sponsorët.

Ndërkaq, organizata pohon se analizat i bazon në burime të hapura edhe për opinionin, ndërkohë që dokumentet e Wikileaks kanë zbuluar se analizat përgatiten nga “spiunë” në rajone të ndryshme të botës, të cilët dine shumë gjuhë dhe të cilët e zotërojnë rrjedhshëm gjuhën angleze.

Stratfor, e cila për këtë arsye në media përkufizohet si “organizatë hije” e Agjencisë Qendrore të Shërbimit Informativ (CIA) në SHBA, ka ndjekës serioz të analizave gjeopolitike të saj në lidhje me rajonet që kanë rëndësi të madhe për politikat e jashtme të SHBA-ve.

Organizata ka shumë klientë zyrtarë dhe të veçantë në shumë vende të botës, nga të cilët në SHBA më tepër spikasin Departamenti i Shtetit, Pentagoni, Drejtoria e Kundërzbulimit dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme, si dhe prodhuesit e aeroplanëve luftarakë Lockheed Martin, Northrop Grumman dhe Raytheon.

– Vëmendje tërheqin e kaluara e punonjësve në fushën e kundërzbulimit

Themeluesi i Stratforit politikologu George Friedman njihet me identitetin e tij si neo-konservatorë (neo-con), anti-islamik dhe përkrahës i Izraelit.

Friedman, i cili është fëmija i një familjeje hebreje me prejardhje nga Hungaria, në SHBA, ku kishte ardhur në moshë të hershme, njihet me ekspertizën e tij në sfera si kundërzbulimi, teknikat e luftës dhe teknologjitë ushtarake.

Friedman u largua nga Stratfor në vitin 2015, kurse në krye të organizatës o soll David Sikora. Ndërkaq, Sikora, për të kaluar në krye të Stratforit, u larguan nga Digby e themeluar nga vetë Sikora, e cila ofronte mundësi shitjeje-tregtie përmes telefonave celularë.

Për një kohë shumë të shkurtër, Sikora e shndërroi në kompani të madhe Digby-n, ndërsa pohohet se edhe pse nuk kishte ekspertizë në kundërzbulim dhe teknologjitë ushtarake, ai u soll në krye të Stratforit për t’i mundësuar organizatës më shumë kundërzbulime në mjedisin digjital.

Sikora fillon punën çdo mëngjes në ora 08:00, ndërsa del në orën 18:00. Ai është baba i tri vajzave.

Për më tepër, vëmendje tërheqin të kaluarat e punonjësve të lartë të Stratforit në kundërzbulim.

Për shembull, Jom Sather, i cili kishte marrë pjesë në operacionet e CIA-s në botë për 25 vite, në nëntor të vitit 2015 u emërua në Stratfor si përgjegjës kryesor për kundërzbulime.

Gjithashtu, zv/kryetari përgjegjës për kundërzbulim në Stratfor Bret Boyd, spikat me të kaluarën e tij në Komandën e Forcave Speciale të SHBA-ve.

Boyd, i cili është ekspertë në operacionet e kundërzbulimit, shtetet në zhvillim dhe marrëdhëniet shtet-ushtri, gjatë karrierës në ushtrinë amerikane zbatoi detyrë në operacionet në Irak.

Ndërkaq, Drejtori Gjeneral i Publikimeve në Stratfor David Judson, spikat me të kaluarën e tij prej tetë vitesh në Turqi. Judson kishte punuar si koordinator i përgjithshëm në gazetën Referans të Grupit Mediatik Doğan, ndërsa më vonë si drejtor redaktues në Hurriyet Daily News.

Njëri nga kryeanalistët për siguri dhe terrorizëm në Stratfor, Scott Stewart, para kyçjes në organizatë kishte punuar si agjent i posaçëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për një periudhë prej afërsisht dhjetë viteve. Në mesin e ekspertizave të Stewart bëjnë pjesë organizimet terroriste, taktikat e tyre, kundërzbulimi defansiv dhe trended e terrorizmit.

Ende nuk dihet se sa ish-pjesëtarë të CIA-s apo ekspertë kundërzbulimi ka në Stratfor. Indikacionet për prani të shumë njësive të kundërzbulimit të organizatës në shumë vende dhe bashkëpunimi me shumë kundërzbulues, vazhdon të ngjallë shumë pikëpyetje.

– “Stratfor, kopështi i pasëm CIA-s”

Në një deklaratë për gazetarin e AA Prof. Dr. Birol Akgün, petagog në Universitetin Yıldırım Beyazit thotë se edhe pse Stratfor duket në pamje të pare si shumë trasparente, ajo është një shoqëri amerikane pas të cilës nuk dihet se kush qendron

Duke thënë se shoqëria amerikane e cila njihet si ”hija e CIA-s” krahas publikimit të të dhënave orë pas ore natën e tentativës për grusht shteti, kishte informacione dhe për përgatitjet e kësaj tentative, Prof. Akgün në vijim të fjalës së tij thotë:

”Mesa duket kërkonte që tentativa e grushtit të shteti të ishte e sukseshme, pasi atë natë kjo shqëri jepte informacione në lidhje me Presidentin e Turqisë, të cilat nuk i jepnin as Shërbimet Informative në vend. Në këtë mënyrë ata kishin marrë përsipër një rol udhërrëfyes për puçistët në Turqi. Këto lloj shoqërishë nuk mund të jenë kurrë shoqëri asnjanëse të cilat janë vetëm për të informuar botën. Stratfo që në të shkuarën shërben si kopshti i pasëm i CIA-s ose e thënë ndryshe si një shoqëri hije e saj e krijuar në mënyrë jo ligjore.”

Stratfor nuk është asnjanëse, por në të vërtetë është një shoqëri jo ligjore i cila ka lidhje me CIA-n dhe pjesën e errët të shtetit amerikan, thotë Akgün dhe më pas shton se informacionet që ajo ka publikuar nuk mund të jenë të mbledhura prej tyre, por të servirura nga shërbimet inteligjente amerikane.

Akgün në vijim të fjalës së tij shton:

”Ata filluan vetëm pas orës 02:00 të publikojnë shkrime duke thënë se tentativa për grusht shteti dështoi. Ata kishin kontakte me puçistët në Turqi që në fillim të këtij procesi, ose informacionet dhe kontaktet i kishin përmes shërbimeve inteligjente amerikane. Ajo që bënin nuk ishte lajm, por udhëheqje. Duke dhënë detaje se ku ndodhej Presidenti ata ishin si udhërrrëfyes për avionët spiunë të puçistëve.”

Akgün në fjalën e tij thotë se Stratfor ose ndonjë shoqëri e ngjashme me të nuk do të mund të jepte detaje mbi vendodhjen e Presidentit të SHBA-së. ”As nuk e çonin nëpër mend. E para nuk mund ta dinë. E dyta, edhe sikur ta dinë nuk mund të guxojnë ta bëjnë këtë gjë” shtoi ai.

Wikileaks më parë nxori në pah se Stratfor pagoi 6 mijë dollarë për një raport nga ushtria e Libanit. e njëta gjë mund të ketë ndodhur edhe me ushtarët të cilët isihn pjesë e puçit në Turqi, tha Akgün dhe në vijim shtoi: ”Kjo shoqëri gjysëm spiune mund të bëjë çdo gjë për të marrë informacion. Mund të harxhojnë para, madje mund të harxhojnë edhe njerëz. Kush do që të jetë kundër Presidentit Erdoğan në Turqi është një element i rëndësishëm për ta. Ndërsa një nga veçoritë më të mëdha të FETÖ-s është edhe dhënia dhe shitja e informacioneve shërbimeve informative të ndryshme në arenën ndërkombëtare duke fituar edhe para nga ta.”

– ”U mundua të mundësojë kapjen e Erdoğan-it”

Ndëkrohë Doç. Dr. Ahmet Uysal, pedagog në Universitetin Marmara thotë në lidhje me publikimet e Stratfor-it gjatë tentativës për grusht shteti se: ”Ata isihn në një përpjekje për gjetjen dhe mundësimin e kapjes së Erdoğanit nga puçistët. Nuk ishte thjeshtë një publikim informacioni, por këtë e bënë me qëllim evidentimin dhe nxjerrjen në pah të koordinatave ku Presidenti Erdoğan ishte.”

Duke theksuar se në rast të ndonjë gjendjeje alarmante dhe të rrezikshme kordinatat e Presidentit të SHBA-së nuk mund të publikohet, Uysal në vijim të fjalës së tij shton: ”Do të ishte një mjegull e madhe. Këtë gjë nuk mund ta bënin. Ndërsa media perëndimore këtë nuk e publikonte pasi e shikonte si një tradhti ndaj vendit. Por për fat të keq këto publikime ata i paraqesin si një liri mediatike. Mund të themi me plot bindje që kjo është diçka e qellimshme.”

Uysal risolli në vëmendje se lidhja e ish drejtorit të CIA-s, Graham Fuller është i lidhur me Fetullah Gylenin dhe kjo e dhënë nuk është e fshehtë. Ndërsa në lidhje me mesazhet informuese dhe udhërrëfyese të Stratfor-it Uysal u shpreh: ”

”Kjo mbase është një tentativë për grusht shteti ku nuk është e përfshirë sistematikisht SHBA-ja, por një gjë ësthë e sigurt që shërbime informative brenda lobeve të ndryshme janë pjesë e saj. Të njëjtën gjë bënë në Egjipt. Po të kishte ndodhur do të kërkonin që kjo të pranohej me urdhër, por pasi panë që në Turqi doli jo e suksesshme thanë se ‘nuk ishin pjesë e saj dhe se nuk kanë pasur informacion për një gjë të tillë’. Është e pamundur që shërbimet informative të vendeve perëndimore të mos dinë një gjë të tillë. Pasi ata janë ata që e bënë. Mund të shikohet qartë që ish drejtori i CIA-s, Fuller ishte pjesë e kësaj tentative.”

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 88269 additional Information to that Topic: epavarura.com/bota-e-erret-e-stratfor-hija-e-zbulimit-amerikan-cia/ […]

Comments are closed.