Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) deklaroi se Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është dërguar një shkrim i ri për arrestimin e kreut të Organizatës Terroriste Gyleniste/Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), Fethullah Gylen (Fethullah Gülen). Ministri Bozda bëri deklarata për gazetarët në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë dhe tha se ajo që është e drejtë është që ky individ ti ekstradohet Turqisë për të siguruar një gjykim të drejtë.

Ai tha se mosekstradimi i Gylenit do të ndikonte negativisht marrëdhëniet me Amerikën dhe shtoi: “Pa lejen dhe miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gyleni nuk mund të arratiset në një vend tjetër”.

“Nëse ai arratiset ose Amerika ka mbyllur sytë ose e ka lejuar një gjë të tillë. Pasi tani qëndrimi në Pensilvani është duke u ndjekur nga shumë afër dhe mbahet nën kontroll edhe nga njësitë e sigurisë së Amerikës edhe nga informacioni sekret. Arratisja në një vend tjetër pa lejen dhe miratimin e Amerikës nuk është e mundur. Largimi i tij në një vend tjetër përveç Turqisë nuk nënkupton arratisje por do të thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë lejuar atë që të largohet. Unë kërkoj që ata të krijojnë empati; sikur në Amerikë do të ishte bombarduar Shtëpia e Bardhë ku qëndron Presidenti Obama dhe do të ishin vrarë njerëz përreth saj, sikur të ishte bombarduar Kongresi amerikan dhe të ishin vrarë e plagosur njerëz përreth tij, sikur të ishte bombarduar Pentagoni, sikur të ishin hedhur bomba ndaj Forcave Speciale Amerikane, sikur të kishin ardhur njerëz për të bërë atentat kundër Obamës dhe të kishin sulmuar me breshëri vendin ku ai qëndronte dhe të kishin vrarë truprojat që e mbronin atë. Sikur të ndërmerrej një tentativë grusht shteti dhe të kishte dështuar ashtu si në Turqi ku të ishin vrarë më shumë se 200 veta dhe të ishin plagosur mbi 2 mijë të tjerë dhe ai që e kishte urdhëruar dhe udhëhequr këtë tentativë të jetonte në Turqi, a nuk do ti hidhëronte amerikanët në qofte se gjykatat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidenti ta kërkonte atë por Turqia të mos e ekstradonte në Amerikë? Një kriminel të tillë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mund ta mbajnë edhe më shumë” tha Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ).

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/bozda-nese-gylen-arratiset-nenkupton-se-e-ka-lejuar-amerika/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/bozda-nese-gylen-arratiset-nenkupton-se-e-ka-lejuar-amerika/ […]

Comments are closed.