Freemasonët (masonët e lirë) janë anëtarët e një organizate sekrete të themeluar në Amerikë nga masonët më 1720. Sot, ekzistojnë rreth gjashtë milionë freemasonë në botë – 350,000 vetëm në SHBA, të organizuar në lozha të ndryshme regjionale nëpër botë.

Në fotografitë e kapura nga një fotograf, shfaqen për herë të parë e kaluara dhe e tashmja e tyre, traditat e mistershme të tyre që kanë qenë gjithmonë larg syrit të publikut, shkruan Express.

Fotografi Jamie Kripke vizitoi një lozhë të tillë në Nju Meksiko. Ai e fotografoi atë nga brenda dhe fotografitë i publikoi për publikun.

“Kualiteti i dritës që pashë aty ishte ndryshe nga se e kisha parë ndonjëherë”, shkroi ai. “Kjo është arsyeja pse unë kthehesha çdo herë aty, duke kërkuar për më shumë dritë të tillë. Pas një kohe, unë u interesova në kulturën e tyre, dhe bëra foto që flasin për të”.

Edhe pse freemasonët portretizohen si shumë sekret në librat e tillë si Kodi i Da Vinçit dhe filmat e tillë si “National Treasure”, objekti i kësaj shoqëria sekrete u lejua që të fotografohej nga Kripke, që dokumenton interierin e objektit.

“Shumë njerëz e dinë se kultura Masonike është e zhytur në mister, kështu që ata e paragjykojnë atë”, tha ai. “Më pëlqen që mund t’ju tregoj njerëzve pjesën e brendshme të këtyre hapësirave dhe atë se çfarë ndodh prapa këtyre dyerve të mbyllura”, shtoi ai.

Se si duket ky objekt i kësaj shoqërie sekrete në Nju Meksiko mund t’i shihni fotot më poshtë:

screen-shot-2016-11-07-at-08-44-55 screen-shot-2016-11-07-at-08-45-40 screen-shot-2016-11-07-at-08-45-37 screen-shot-2016-11-07-at-08-45-30 screen-shot-2016-11-07-at-08-45-25 screen-shot-2016-11-07-at-08-45-18 screen-shot-2016-11-07-at-08-45-13 screen-shot-2016-11-07-at-08-45-08 screen-shot-2016-11-07-at-08-45-03 screen-shot-2016-11-07-at-08-44-59

14 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 17580 more Information on that Topic: epavarura.com/brenda-shoqerise-sekrete-te-vjeter-ne-bote-foto/ […]

Comments are closed.