Dokumente arkivore britanike të deklasifikuara së fundmi, kanë zbardhur detaje nga takimi mes ish kryeministres britanike Margaret Thatcher dhe presidentit të atëhershëm turk Turgut Ozal, në të cilin ata kanë biseduar për zhvillimet në Jugosllavi dhe ato në NATO, çështjen e Qipros dhe ribashkimin e Gjermanisë.

Arkiva Kombetare e Britanisë së Madhe këtë javë publikoi dokumente nga zyra e kryeministrisë që datojnë nga vitet 1989 dhe 1990, me çka opinioni mund të lexojë për detajet e takimit të dy zyrtarëve të lartë të zhvilluar gjatë ceremonisë së përkujtimit në Galipol të Turqisë në vitin 1990.

Në një memorandum konfidencial nga takimi i tyre më 25 prill të vitit 1990, Thatcher thekson rëndësinë e NATO-s për sigurinë dhe mbrojtjen e Perëndimit, duke tërhequr vëmendjen për rritjen e agresionit të Bashkimit Sovjetik, i cili 18 muaj më vonë përjetoi një kolaps.

Ozal tha se probleme të reja mund të shfaqen në Ballkan dhe se Jugosllavia ka filluar të copëtohet.

Presidenti i Turqisë tha gjithashtu se sovjetikët kishin qenë të ashpër në trajtimin e tyre të Azerbajxhanit. Dokumentet e arkivit përfshijnë ëdhe komentet e presidentit turk i cili në atë kohë kishte thënë se “Perandoria Ruse” nuk do të mbijetojë gjatë.

Qiproja ka qenë në mesin e temave të prekura në takim, ndërkohë që dokumentit zbardh se Thatcher ka llogaritur presidentin e Qipros së Veriut, Rauf Denktash, fajtor për dështimin e negociatave të paqes.

Ozal ka pyetur Thatcherin përse nuk e ka takuar Denktashin për çka ka marrë përgjigjen se “nuk ka aspirata të ndërmjetësimit”, për çka Ozal i ka kërkuar asaj të dëgjojë edhe anën tjetër të tregimit.

Në dosjet Ozal është përshkruar si “i shkurtër, i rrumbullakët dhe miqësor, ndërsa djali i tij më i madh, Ahmeti, kishte marr epitetin e “shefi në hije” i kabinetit të tij.

Të dhënat britanike ishin disi më të rezervuara ndaj kryeministrit të atëhershëm të Turqisë, Yildirim Akbulut, i cili u përshkrua si “besnik, por i padobishëm”.

Akbulut ishte i popullarizuar brenda partisë së tij, Partia e Mëmëdheut, por nuk ka qenë i respektuar nga masat e gjera.

Zyrtarët britanik e kanë përshkruar atë “një intelektual i lehtë” me pak njohuri nga shkencat ekonomike ose të politikës së jashtme.

3 COMMENTS

Comments are closed.