Të premten, presidenti amerikan, Donald Trump, lëshoi urdhrin për ndalim të hyrjes në SHBA për shtetas të shtatë shteteve me shumicë myslimane.

Këtë vendim të Trumpit nuk e kanë pritur mirë liderët botërorë, ku haptas kundër tij ka dalë kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, i cili dje tha se Kanadaja është e hapur për refugjatë të luftës.

Por, veç liderëve botërorë, edhe një pjesë e popullit amerikan doli kundër këtij vendimi, duke organizuar protesta në aeroportin JFK në New York, aty ku autoritetet dje ndaluan disa persona nga Iraku.

Protestuesit kërkonin anulimin e urdhrit të presidentit të tyre, ndërkohë bartnin parulla nga më të ndryshmet.

Por, në këtë protestë ishte edhe një “fjalë e urtë” shqipe. Një protestues po mbante në dorë parullën e shkruar në gjuhën shqipe: “Budalla brina s’ka”.

Mediat atje që po e mbulonin ngjarjen kanë kapur këtë pamje të parullës në gjuhën shqipe, ndërsa televizioni FoxNeës e ka kapur edhe në video gjatë transmetimit direkt të ngjarjes.

Kjo porosi sigurisht se i dërgohet presidentit Trump për urdhrin e tij ekzekutiv për t’ua ndaluar hyrjen shtetasve të shtatë vendeve me shumicë myslimane.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 67895 additional Information on that Topic: epavarura.com/budalla-brina-ska-pankarta-ne-shqip-ne-protesten-kunder-islamofobit-trump/ […]

Comments are closed.