Një burrë i cili u burgos për 10 muaj është ende duke u mbajtur në burg për më shumë se një dekadë pasi u dënua, sipas një skeme të diskutueshme që u hoq në vitin 2012.

Skema e Burgimit për Mbrojtjen Publike (IPP) u prezantua në vitin 2005 dhe është projektuar për kriminelët me rrezikshmëri të lartë, përgjegjës për shkelje të rënda të dhunshme dhe seksuale.

Sipas sistemit, në qoftë se, në fund të tarifës së tyre të dënimit, “rreziku” i të burgosurit ishte konsideruar jo i reduktuar në mënyrë të konsiderueshme, ata do të qëndrojnë në burg deri sa të bindin Bordin e Lirimit para kohe se ata mund të jetojnë në mënyrë të sigurtë në komunitet.

Skema u hoq në vitin 2012 nga Sekretari i Drejtësisë i asaj kohe, Ken Clarke, pasi doli se ishte duke u përdorur më shumë se ç’duhej, në disa raste, për krime më pak të rënda.

James Ward ishte 19 vjec kur atij iu dha një dënim 10 muajsh nga IPP për zjarrvënie. Përkundër përpjekieve të shumta për të bindur Bordin e Lirimit para kohe se ai ishte i sigurt që të lirohej, ai mbetet i burgosur edhe sot- më shumë se 11 vite nga dënimi i tij origjinal.

“Ata i thanë James: ‘Thjesht sillu mirë, bëjë kurset e tua, shko në Bordin e Lirimit para kohe dhe ju do të liroheni’, por James i bëri të gjitha, u kthye në Bordin e Lirimit para kohe dhe ata i thanë se kishte nevojë për të bërë më shumë kurse dhe kjo është vetëm një harxhim parash kur ai mund të ishte në shtëpi duke rindërtuar jetën e tij”, tha motra e Ward për Sky News.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 92600 additional Info to that Topic: epavarura.com/burgoset-per-10-muaj-por-e-gjen-veten-ende-ne-burg-pas-11-vitesh/ […]

Comments are closed.