Çaji i sherebelës, ja si ta përgatisni

5
102

Si të përgatisni lëng sherebele?

1 kupë e gjysëm gjethe sherebele të freskët
1 litër ujë
10 kokrra ylli i anisonit
Përgatitja

Zieni gjethet ne ujë për rreth 15 min. Kullojini, derdheni lëngun në një shishe sterile dhe mbylleni mirë.

Përdoreni si për freskim të fytyrës, për të pastruar lëkurën me një pambuk të cilin e keni zhytur në të, ashtu edhe për të dhënë aromë të këndshme në trup.

Çaj sherebele

Bëni një çaj me 1 kupë ujë që zien dhe 1 lugë të vogël sherebel të tharë ose 2 lugë të freskët. Lëreni 5 minuta, kullojeni dhe hidhini pak mjaltë dhe pak limon.

Ky çaj ka veti antimikrobiale dhe ndihmon në uljen e djersitjes së padëshiruar. Ka disa tregues se çaji i sherebelës mund të ndihmojë edhe në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak por nuk duhet të merret vazhdimisht.

Pini çajin e sherebelës 1 herë në ditë nga një kupë për 10 ditë rradhazi. Beni pushim 3-4 dite dhe më pas rinisni.

Kujdes: gratë shtatzanë dhe ato që ushqejnë foshnjët me gji nuk duhet të përdorin çajin e sherebelës, pasi mund të ndikojë në kontraksione të uterusit si dhe në uljen e prodhimit të qumështit të gjirit. http://www.albeu.com/shendetesi/aji-i-sherebels-ja-si-ta-prgatisni/289421/

The post Çaji i sherebelës, ja si ta përgatisni appeared first on Shëndeti.

Google search engine

5 COMMENTS