Molla, jo pa qëllim, quhet “fruta e artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frutë freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës.

Molla për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Ajo përmban flavonoidë të cilët favorizojnë absorbimin e kalciumit duke parandaluar në këtë mënyrë osteoporozën dhe artritin. Në mollë gjendet gjithashtu një përbërës i shkëlqyer si pektina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.

Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore. Nëse keni problem me kostipacionin keni gjetur pijen e duhur. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.

Pirja e rregullt e çajit të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza. Ndihmon po ashtu në ripërtëritjen e mëlçisë.

Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të përdoren të thara gjatë vitit.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/caji-molles-ndikon-pozitivisht-ne-sherimin-e-disa-semundjeve/ […]

Comments are closed.