Nga Blendi Gashi
Edhe i ndjeri Astrit Dehari, ish-aktivisti i vdekur në burg, është shndërruar në “aktor me rol” në përçarjen e Vetëvendosjes. Nga kjo parti, tashmë ka nisur dhe përplasjet mbi atë nëse Dehari u vetëvra apo e vranë, ku e gjitha pra ndodh nën atmosferën e akuzave dhe kundërakuzave.

Është aktivisti Valdrin Ahmeti, përkrahës ky i Kurtit i cili përmes një postimi në Facebook pas dorëheqjeve të fundit, ka thënë se ish-sekretari organizativ, Dardan Molliqaj që nga fillimi e ka mbrojtur idenë që Astrit Dehari u vetëvra në burg.
“Biseduam (me Molliqajn) gjatë edhe për Astritin, pasi ai që prej kur ndodhi ajo ngjarje këmbëngulte se ajo ishte vetëvrasje, gjë që na i tha edhe gjatë homazheve për Astritin. Në takimin e datës 26 nëntor na tha që nuk do të lejonte të flitej për Astritin si i vrarë sepse prej fillimit ishte i bindur që ai kishte bërë vetëvrasje. Pretendimi i tij ishte kundër mendimeve tona, por edhe kundër logjikës së thjeshtë. Në rrethanat si vdiq Astriti, fillimisht dyshohet e hetohet për vrasje, e nëse kjo nuk vërtetohet shihen opsionet e tjera. A nëse prej fillimit ky paska qenë i bindur për vetëvrasje, opsioni i vrasjes mbetet i pahetuar”, ka shkruar Ahmeti.
Hesht Molliqaj dhe të tjerët…
Ndaj deklarimi të Ahmetit, nuk ka reaguar ende i përmenduri Daradan Molliqaj i cili pas vdekjes së Astrit ka qenë më i zëshmi duke thënë në konferenca duke bërë përgjegjës pushtetin e atëhershëm.
Po ashtu nuk ka reaguar as familja Dehari dhe as Kurti e Ymeri, duke lënë enigma nëse vërtetë Molliqaj ka thënë se Astriti u vetëvra apo kjo është një akuzë e pavërtetë që bëhet për të dëmtuar politikisht Molliqajn dhe të tjerët që janë mbështetës të tij.
Avokati Gashi: Molliqaj më ka thënë se Astriti është vrarë
Megjithatë ndaj deklaratës së aktivistit Ahmeti ka reaguar ashpër avokati familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që emri i Astritit të mos përdoret për qëllime politike personale, pasi rasti i vdekjes së tij nuk është cështje private.

LEXO EDHE  Seanca mbi buxhetin 2108 në Kuvendin e Kosovës: kush e vrau komandat “Drinin” e kush punoi për UDB-në(!)

“Z.Dardan Molliqaj, në takimet me mua, kurrë nuk ka deklaruar ndryshe, përveç se Astrit Dehari është vrarë.Ne kemi kërkuar dhe janë bërë ekspertizë të ekspertëve të pavarur që kanë vërtetuar se Astrit Dehari është vrarë, dhe tani jemi në pritje të angazhimit të Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e hetimeve të pavarura, dhe në kuadër të hetimeve të pavarura edhe ekspertizën të pavaruara në lidhje me rastin e vrasjes së Astrit Deharit, në mënyrë që kjo çështje në aspektin juridik të mbyllet. Këtë e kanë kërkuar prindërit e Astritit, dhe kjo e drejtë e gomës për angazhimin e Institutitit sviceran duhet të realizohet. Rasti i vrasjes së Astrit Deharit nuk është çështje private dhe askujt, në cilësinë e përfaqësuesit juridik – Avokat i Familjes Dehari kerkoj që askush të mos e përdor këtë rast për qëllime të veta politike”, thotë Gashi.
Kujtojmë se familja Dehari ka kërkuar hetim ndërkombëtar për humbjen e djalit të tyre e bindur se ai është vetëvra derisa gjendej në burg ku me rastin do të merret një institut zviceran. //