NATO është duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së forcave tokësore me rotacion në vendet e Baltikut dhe në Poloni, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është njëra nga idetë për të cilat debatojmë”, tha Carter në deklaratën për mediat para se të nisej në Stuttgart, ku sot do të jetë i pranishëm në ceremoninë e marrjes së detyrës nga komandanti i ri i Komandës së forcave amerikane për Evropë, gjeneral Curtis Scaparroti. Scaparroti në këtë funksion do të zëvendësojë Philip Breedlov i cili publikisht paralajmëroi se Rusia paraqet kërcënim potencial për stabilitetin e Evropës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes deklaroi se aleatët e NATO-s janë duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së forcave tokësore të katër batalioneve, që janë 4.000 ushtarë. Këto janë forcat shtesë dhe të ndara prej 4.200 ushtarëve që SHBA-të, siç paralajmëruan, do t’i dërgojnë në Evropën Lindore, në shkurt të vitit të ardhshëm.

3 COMMENTS