BOTA

Çavusoglu: Nuk ka ndryshime për S-400

Çavushollu u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Kryesinë e Bashkimin Europian (BE) pas pritjes që i bëri këtu Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Evropiane në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Angel Tilvar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) hodhën pretendimin se sistemi i mbrojtjes ajrore S-400 mund të përbëjnë një kërcënim për avionët luftarakë të gjeneratës së re F-35 dhe sistemet e NATO-s, dhe pas këtij pretendimi Turqia propozoi krijimin e grupi të përbashkët pune për të evituar dyshimet, – u shpreh kryediplomati turk.

“Ne e kemi thënë që në këtë komision duhet të jetë e përfshirë edhe NATO”, tha Çavushollu.

Ministri i Jashtëm Çavushollu deklaroi se ata i kishin shkëmbyer pikëpamjet me ShBA-në për themelimin dhe qëllimin e këtij komisioni.

“Tani jemi në këtë fazë, kështu që nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë të tillë si shtyrja apo ndalimi i procesit për momentin. Një çështje e tillë nuk është në rend të ditës. Nëse do të krijohet një grup i tillë pune, ne jemi për fillimin e bisedimeve pa kushte dhe funksionimin e tij”, sqaroi Çavushollu.

Çavushollu deklaroi se janë ekspertët ata që duhet të vendosin nëse qëndrojnë apo jo pretendimet ose shqetësimet e ngritura nga ShBA-ja.

“Për veten tonë ne jemi të sigurt në këtë pikë, prandaj kemi bërë një propozim kaq konstruktiv. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i besojnë vetes, siç e thashë më parë, ata duhet ta pranojmë këtë propozim”,- nënvizoi ai.

Shkëmbimi i mendimeve mes Turqisë dhe ShBA-së në lidhje këtë çështje vazhdon,- u shpreh Çavushollu,- ndërsa cilësoi se nde nuk kemi të bëjmë me diçka të qartë.

“Kjo (marrëveshja për S-400) është një marrëveshje e përfunduar. Nuk është as koha për të folur për çështjen e shtyrjes së procesit. Ky komision krijohet, fillon nga puna dhe përgatit raportin e tij. Pas kësaj ne do ta bëjmë vlerësimin tonë. Por me parakushte të tilla është e pamundur të arrijmë në ndonjë përfundim”,- përfundoi Çavushollu./ trt

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com