Borxhi botëror asnjëherë deri më tani nuk ka qenë kaq i lartë dhe për momentin arrin 225 për qind nga BPV-ja globale dhe mund të shkaktojë recesion të ri botëror.

Bota asnjëherë në histori nuk ka qenë kaq në borxh, ndërsa FMN-ja llogarit se borxhi i përgjithshëm arrin 152.000 miliardë dollarë ose 225 për qind nga BPV-ja globale.

Kur llogaritet kjo, del se se secili prej 7,5 miliardë banorëve të Tokës është në borxh prej rreth 20.000 dollarësh.

Në prezantimin e raportit për stabilitet global financiar, FMN-ja paralajmëroi se me këtë borxh duhet të intervenojë para se ai të bëhet model për krizën e re të madhe globale financiare. Gjithashtu, paralajmëruan se problemi nuk është vetëm në atë që borxhi është i lartë, por edhe në atë që ai në mënyrë të pa ndalur dhe shumë shpejt rritet, ndërsa dy të tretat nga ky borxh bien në sektorin privat.

Profesionistët e FMN-së konsiderojnë se pikërisht borxhi i sektorit privat është rreziku më i madh dhe kështu shtetet duhet të intervenojnë para se të jetë shumë vonë

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/cdo-banor-planetit-toke-ka-borxh-prej-20-000-dollareve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 25186 additional Information on that Topic: epavarura.com/cdo-banor-planetit-toke-ka-borxh-prej-20-000-dollareve/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/cdo-banor-planetit-toke-ka-borxh-prej-20-000-dollareve/ […]

Comments are closed.