Organizata Europiane për Kërkimin Bërthamor (CERN) ka publikuar një hetim të një videoje të filmuar në darkë në një kamp në Gjenevë ku tregohej një ritual i sakrificës njerëzore, tha folësja të mërkurën.

Videoja e çuditshme që ka qarkulluar online për ditë me radhë tregon individë të ndryshëm të maskuar me mantel të mbledhur në sheshin kryesor në laboratorin më të mirë të fizikës në Europë, ku duket të bëhet ri-shpallja e një ceremonie të mistershme. Videoja përfshin ‘vrasjen’ e skenuar të një gruaje.

‘CERN nuk e fal këtë marifet, që mund të çojë në keqkuptime të natyrës shkecore të punës sonë,’ shtoi ajo. ‘Hetimi’ që po kryhet është ‘një çështje e brendshme’, tha ajo.

Videoja ngre pyetje rreth sigurisë në kampin e CERN-it.

E pyetur në detaje rreth procedurave të sigurisë të aksesit rreth kampit, përfaqësuesja e CERN-tha: ‘’ID-të e CERN-it po kontrollohen sistematikisht në çdo hyrje gjatë natës dhe gjatë ditës.

Më pas, ajo tregoi se të përgjegjshmit për këtë shaka kishin shenjë dalluese.

‘CERN mirpret çdo vit mijera përdorues shkencor nga e gjithë bota dhe ndonjëherë disa prej tyre e tejkalojnë sensin e humorit. Ja çfarë ndodhi në këtë rast,’ thuhej në email.

Përfaqësuesja nuk ishte e gatshme të komentonte rreth identitetit të mundshëm të përgjegjësve.

Policia e Gjenevës tha për APF-në se ata kanë qenë në kontakt me CERN-in rreth videos, por nuk ishin përfshirë në një hetim zyrtar.

CERN paraqet makineri që prodhojnë kërkime të grimcave atomike më të zhvilluara në botë, duke përfshirë këtu një thyerës protoni tmerrësisht të fuqishëm në përpjekje për të gjetur grimca atomike të pazbuluara më parë./ Gazeta Impakt

Burimi: DailyMail

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: epavarura.com/ceremonia-e-sakrifices-njerezore-ne-laboratorin-e-cern-ne-gjeneve-perfshin-vrasjen-e-skenuar-te-nje-gruaje/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/ceremonia-e-sakrifices-njerezore-ne-laboratorin-e-cern-ne-gjeneve-perfshin-vrasjen-e-skenuar-te-nje-gruaje/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/ceremonia-e-sakrifices-njerezore-ne-laboratorin-e-cern-ne-gjeneve-perfshin-vrasjen-e-skenuar-te-nje-gruaje/ […]

Comments are closed.