NGA: TIM SHKUPI – MUSA LAMALLARI

Pas kurthës dhe ngjarjeve të Kumanovës, njejtë sikurse NATO, BE, ashtu edhe qeveria e Republikës së Turqisë nuk i cilësoi djemtë e UÇK-së si terroristë, por si palë në konflikt dhe lojë e shërbimeve sekrete të qeverive të korruptuara në Kosovë dhe Maqedoni. Pas dy ditëve pësuan dorëheqjet e VMRO-së në Maqedoni, por asnjë dorëheqje në Kosovë dhe asnjë dorëheqje nga injorantët e DUI-t të Ali Ahmetit në Maqedoni.

Para disa ditëve Xhavit Haliti i PDK-së, i afërt me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e tha se ka mundur të parandalohet konflikti tragjik në Kumanovë, nëse kishin reaguar me kohë policia e Kosovës dhe Maqedonisë, por ky e vëndoi gishtin tek Skender Hyseni se nuk po kooperon as në komisionin për çështjet e sigurisë në Kosovë.

E vetmja parti nga Kosova që ka mbajtur qendrim të drejtë në lidhje me kurthin dhe tradhtinë e Kumanovës, ka qenë partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ndonëse shumë hafije gazetarucësh të Kosovës nuk i kanë ndalur edhe spekulimet në adresë të Ramush Haradinajt. Por ky mbeti në qendrimin e tij se kurthën e Kumanovës e kanë përgatitur qeveritë e koorruptuara të Prishtinës dhe Shkupit.

Kjo është një hyrje e shkurtur se për të treguar dyftyrsinë e Baton Haxhiut, Arbana Xharrës dhe Berat Buzhallës, që pas puçit të dështuar në Turqi, ku një fraksion i vogël gjeneralësh u munduan të vrasin përfaqësuesit legjitim të zgjedhur me vota të lira, keto tre emra gazetarucësh, që kanë krijuar disa hoxhallarë mediatik në bashkëpunim me lidhjet e tyre në Beograd, për të luajtur ping pong prej vitit 2005, sot interesohen për të drejtat dhe trajtimin e gjeneralëve puçist, që dhanë urdhër të vriten protestuesit e demokracisë në Turqi, por nuk e kanë në CV-it e tyre prej gazetarucëve një shkrim të sensibilizojnë opinionin kosovar dhe të kërkojnë nga qeveria e Kosovës të merr në mbrojtje qytetarët shqiptarë të Kosovës, që janë të burgosur në Maqedoni, të trajtohen si qenie humane ose të kërkojnë me ndonjë marrëveshje ekstradimin e tyre në Kosovë.

A e dini pse këto tre gazetarucë, punë hafijesh, nuk e bëjnë këtë: Për inati të Erdoganit dhe qeverisë së tij, por besa edhe për inati të Ramush Haradinajt. Pasi grupin e Kumanovës nuk e quajtën terroristë as NATO, as BE, as qeveria e Erdoganit, por as partia e Ramush Haradinajt, që ishte e vetmja parti që në mbledhjen e parë të kryesisë pas këtij rasti tragjik të 9 majit të vitit 2015 bashkëluftëtarët e tyre i respektoi edhe me një minut heshtje. Kurse këta gazetarucë janë akoma më të zi se Robeli dhe grupin e Kumanovës e trajtojnë si grup kriminel dhe terroristë.

Tani më tregoni se çfarë i dallon Baton Haxhiun, Arbana Xharrën dhe Berat Buzhallën nga makineria propagandistike sllave në lidhje me ngjarjet tragjike në Kumanovë?

Tani kur hoxhallarët e krijuar mediatik nga Baton Haxhiu, Arbana Xharra dhe Berat Buzhalla janë në zbrapsje dhe kanë kuptuar kurthin e këtyre gazetarucëve, ku shumica tani janë me hipoteka, e sillen rreth gjykatëve për nxitje të urrejtjes, i ikin lojës ping pog për famë dhe improvizime koti si në të kaluarën kur shpallnin kolegët e tyre qafir për klikimet e Berat Buzhallës.

Në mungesë të këtyre hoxhallarëve këta tre gazetarucë, që poashtu kanë lënda në gjykatat e Kosovës për punë hajnie dhe hafije, tani ia kanë mësyer rrugës vërdallë të interesohen si trajtohen të drejtat e gjeneralëve turq që dhanë urdhër të gjuhet me raketa mbi përfaqësuesit legjitim të Turqisë, por edhe mbi protestuesit duarthatë.

Por, ironia e këtyre gazetarucëve është shumë e madhe, pasi këta ligjet dhe shtetin e Kosovës i konsiderojnë gjithashtu ping pong, prandaj të drejtat e qytetarëve të Kosovës, që të trajtohen në mënyrë humane, u duken të drejta të fisit gulu të Afrikës.

Ne kemi probleme të mëdha në Kosovë dhe Maqedoni me këta tipa fashistoid të dy ekstremeve, sektar idhujtarë bolshevik dhe sektar idhujtarë fetar, që nuk e duan asnjë shtet të shqiptarëve në gadishullin ilirik.

Ne duhet patjetër të ballafaqohemi me këto kancere në mjediset tona dhe t’i mundim për të mirën e të gjithëve. Në Shqipëri situata është pak më ndryshe.

P.S.

Përcjellnia këtë shkrim këtyre tre gazetarucëve, nëse e duani shtetin e Kosovës, le të shkruajnë për të drejtat e bashkëqytetarëve të tyre, që në burgjet e Maqedonisë nuk trajtohen sipas konventave ndërkombëtare.

/Gazeta Impakt

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 22056 more Information on that Topic: epavarura.com/cfare-dallon-baton-haxhiun-arbana-xharren-dhe-berat-buzhallen-nga-makineria-propagandistike-sllave-ne-lidhje-ngjarjet-tragjike-ne-kumanove/ […]

Comments are closed.