Njeriu modern është shfaqur rreth 200.000 vjet më parë, por ai filloi të zhvillojë aftësi për mjete të avancuara vetëm nga rreth 50.000 vjet. Për çfarë arsye? Një studim i botuar më 1 gusht nga revista (Current Anthropology) “Antropologjia aktuale” ofron ndoshta një përgjigje për këtë pyetje. Kjo revistë përfundon me faktin se speciet njerëzore kanë pësuar një evolucion të madh pikërisht aty rreth 50.000 vjet më herët, në momentin kur përdorën mjetet e para, treguan aftësi për t’i përdorur ato, si dhe me zhvillimin e shoqërisë.

Kjo dukuri fillon në momentin kur përqëndrimi i testosteronit (hormone mashkullore) filloi të bie. Rënie e cila ndihmoi zbritjen e dhunës, zhvillimin e bashkëpunimit mes individëve, përmirësimin e mjeteve për rritjen e zhdërvjelltësisë si dhe zbulimin e arteve.

Studimi është kryer nga Universiteti i Utah-ut në 1400 kafka të njeriut modern dhe të lashtë.

Ai ndihmoi të dëshmojë rënien e nivelit mijëvjeçar të testosteronës si dhe ndryshimet fizike dhe të sjelljes që rezultuan. Ndër kafkat e studiuara, 13 kishin më shumë se 80 000 vjet, 41 ishin mes 10 000 dhe 38 000 vjet dhe 1.367 ishin më pak të lashta dhe përfaqësonin afro tridhjetë prejardhje të ndryshme etnike. “Sjellja e njeriut modern dhe inovacionet teknologjike mundësuan shkëmbimin e shpejtë kulturor dhe lindjen e artit. Këto të fundit ndoshta kanë ndodhur në të njëjtën kohë kur zhvillohen sjelljet më bashkëpunuese”, tregoi Robert Cieri, një nga autorët e studimit.

Rënia e nivelit të testosteronit është veçanërisht e dukshme në transformimin gradual të kafkave të njeriut me vetullat që bëhen më të holla dhe fytyrat më të rrumbullakëta. Brian Hare dhe Jingzhi Tan, hulumtuesi universitar, të lidhur me studimin e specialistëve të evolucionit të kafshëve, theksojnë se ndryshimet kanë të bëjnë me sjelljet hormonale.

Ndryshimet janë relativisht të zakonshme në botën e kafshëve. Pyetja është nëse niveli më i ulët i testosteronit ka shkaktuar ndryshime në sjellje të njeriut? “Në qoftë se njeriu parahistorik fillon të jetojë pranë njëri-tjetrit dhe transmeton teknikat dhe njohuritë, ai do të duhej të jetë më tolerant ndaj tjetrit. Çelësi i suksesit tonë është aftësia për të bashkëpunuar dhe për të mësuar nga njëri-tjetri”, tha Robert Cieri. /

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 58519 more Info on that Topic: epavarura.com/cfare-e-solli-zhvillimin-e-qyteterimit-njerezor/ […]

Comments are closed.