Gati gjysma e rusëve janë të mendimit se intervenimi i Moskës në konfliktin në Siri mund të çojë në një Luftë të Tretë Botërore, sipas një sondazhi.

Moska, një aleat i rëndësishëm i presidentit sirian, Bashar Asad, është duke kryer sulme ajrore në Siri që nga shtatori i vitit 2015. Dyzet e tetë për qind të rusëve kanë thënë se janë të shqetësuar se tensionet e larta në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit mund të eskalojnë në Luftë të Tretë Botërore. Ndërsa, 42 për qind kanë thënë se nuk janë të shqetësuar për këtë gjë. Ndërkohë, 10 për qind kanë thënë se kjo pyetje është tepër e vështirë për t’iu përgjigjur, sipas një sondazhi me 1.600 anketues nëpër Rusi, i kryer nga qendra e pavarur për kërkime “Levada”.

7 COMMENTS

Comments are closed.