OPINION/ANALIZË Politika

Çfarë ndodh po shkoi Edi Rama në zgjedhje i vetëm?

Para pak orësh Presidenti i Republikës bëri publik faktin se shfuqizon dekretin e datës së zgjedhjeve, për të lënë një hapësirë të re për rinegocim kushtesh e datash mes palëve.

Dhe të gjithë pamë se si populli opozitar, jo i paktë në rrugët e Tiranës shpërtheu me brohoritje. Pra do të thotë se një efekt i tillë rezultoi prapësues dhe deri diku mesazh për t’iu rikthyer bisedimeve.

Realisht të gjithë prisnim një reagim më të pjekur nga ana e kryeministrit. Ai deri në këto momente ka patur shumë arsye të shfaqet i qetë, sepse të vetmit që po cënonin institucionet dhe demokracinë e tyre ishte opozita, pavarësisht motivit që paraqisnin. Kryeministri kishte plotësisht të drejtë në marrjen e pozave hijerëndë prej burri shteti, qe i ka punët në vijë dhe që megjithë dëshirën e mirë për t’iu gjendur Lulit siç e përsëriste në përkëdheli, e kishte të pamundur se i binte të shkelte mbi kushtetutën.

Por Presidenti i Shqipërise e mori një vendim, që shkel apo jo kushtetutën, mospasja e një gjykate kushtetuese e bën të pamundur verdiktin, por që në dukje ruan statusin e vendimit të drejtë duke iu referuar krizës në vend dhe hapave të domosdoshëm të Shqipërisë në kontekstin gjeopolitik aktual.

Në këtë pikë përgjegjësia nuk bie më mbi Kryeministrin, por mbi Presidentin dhe në momentin që të ketë një gjykatë Kushtetuese, vendimi mund të ankimohet dhe precedenti të denohet, gjë që bllokon mundësinë e përsëritjes.

 Por sot, në situatën aktuale, Kryeministri nuk e ka luksin të merret me gjëra kaq të vogla, përpos se ai i frikësohet shumë dy gjërave: Dorëheqjes nga kryeministër dhe humbjes së pikëve në mënyrë drastike nga shpërthimi i shumë megaskandaleve me tenderat dhe blerjen e zgjedhjeve.

Ai e di shumë mirë që dorëheqja do ta bënte tejet vulnerabël atë para të vetëve, pasi ai nuk ka një mik për be në Partinë Socialiste, nuk ka njeri nga bashkëpunëtorët më të afërt politik deri te shoferi qe se do të vdekur politikisht Edi Ramën për grykësinë e tij, për arrogancën, injorancën, fodullëkun e lista e cilësive negative nuk mbaron.

Kush ka patur fatin e keq ta njohë nga afër, e di se sa është habitur kur ka zbuluar pas një burri aq të gjatë, aq të privilegjuar dhe me gjithë atë pushtet, njëlloj dhjaksi pa dinjitet, i gatshëm të lëpijë bythën e çdo krimineli, idioti e injoranti, i cili i dilte për zot, që me dhunë e degjenerim t’i ofronte shtypje për çdo zë e mendim alternativ, një njeri shumë i kompleksuar, i pasigurtë dhe me një grykësi të papërmbajtshme për pushtet, i aftë të kapë e të kalojë çdo taksë e borxh tonin në xhepat e ca qelbësirave historike, të cilët sa herë ka zgjedhje ia kthejnë në formë votash, podiumesh, dritash e ngjyrash. Ai e njeh veten dhe e di, që ata rrotull tij e neverisin, jo se janë më të mirë, se po të ishin do të distancoheshin, porse duke i ditur pabesinë mezi presin që ta hajë dreqi.

Nga ana tjeter ai e di se sa pikët i ka humbur në nivel kombëtar. Sondazhet i flasin për shifra përditë e më në rënje dhe Partia Socialiste edhe pse një parti me supër takëm elektoral s’e shpëton dot më.

Këto dy frikëra do ta çojnë këtë njeri të shkarkojë Presidentin që edhe ai nga ana e vet mezi e pret, pasi partia e paidentitet LSI është edhe ajo në rënje pikiate dhe po ngrihet PD.

Nga ana tjetër PD e udhëhequr nga Luli  se ka kurajon t’i shkojë ngjarjes deri në fund dhe të thurë një skenar, siç bëri atëherë Edi Rama me Tom Doshin, kur ranë dakord dhe prisnin me padurim që dikush të vritej. Që flisnin vesh me vesh derisa 4 rrezikzinjë e hëngrën kokës. Dhe Tom Doshi kishte ngarkuar Artan Hoxhen që të filmonte çdo gjë dhe t’ia servirte Edi Ramës si shpëtimin nr dy, tashmë nga akuzat e vrasjes me çadër pistoletë. Luli s’është kjo lloj prerje, kaq delirante, pavarësisht se shpesh është gjendur afër Saliut në momentin dhe vendin e gabuar, por edhe atij i pëlqen të vijë në pushtet një orë e më parë dhe një revoltë popullore ku ai i ka duart jashtë do ta çlironte nga çdo përgjegjësi.

A ka shanse të ketë përplasje nëse Edi Rama hyn në zgjedhje vetëm?!

Kush e njeh sadopak psikologjinë e turmës, e di që, jo vetëm përplasja, por turma do të jetë e papërmbajtur dhe do digjen me institucione, zyra, dyqane e çdo gjë dhe s’do të ketë fajtor si në 97 pasi do të jetë reagim popullor. Megjithatë duket që Edi Rama do të luajë kumar me shqiptarët dhe do të vërë në lojë pjesën e tij, pasi siç ai e shikon veten, ndjehet i vdekur pa pushtet dhe është i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë për të. Por problemi qëndron tek ne të tjerët?!

A jemi ne të  gatshëm? Ne media?! Akademikë?! Biznese?! Qytetarë e fshatarë?!  Të sakrifikojmë për pushtetin e Edi Ramës?! Ne nëpërmjet reagimit tonë kemi mundësi ta ndalim këtë batërdi sa jemi në kohë.

Prandaj   ju bejmë thirrje profesorëve, konstitucionalistëve, politologëve që të flasin sa jemi akoma në kohë./Pamfleti

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com