Mijëra peshq të ngordhur kanë dalë në bregun e plazhit Cornwall në Angli, për herë të dytë brenda muajit duke krijuar një skenë të frikshme.

Në 4 dhjetor banorët e zonës u ndeshën me një pirg gjallesash të pajeta detare në Pentwean dhe tanimë më shumë të tjera janë zbuluar nga një shëtitës qensh në Marazion , vetëm 40 milje larg destinacionit të parë.

David Hughes, i cili pa pamjen misterioze të peshqve të llojeve të ndryshme mëngjesin e së dielës në baticë të vogël, tha se pulëbardhat që fluturonin pranë nuk tentuan t’i hanin ato.

Pas grumbullit të parë të peshqve të ngordhur, ekspertët thanë se fenomeni mund të jetë shkaktuar nga kushtet e motit të keq.

3b7de70e00000578-0-image-m-74_1482074343092 3b7de6f200000578-0-image-a-70_1482073914653 3b7de70000000578-0-image-a-68_1482073891948 3b7de6f800000578-0-image-a-76_1482074390015

2 COMMENTS

Comments are closed.