Pas 10 plumbave mbi banesën e tyre familjarët e gazetares Klodiana Lala janë trazuar. Pranë shtëpisë së tyre vihet re prani e madhe policësh si dhe oficerësh që po hetojnë ngjarjen. Në kohën kur gazetarët e TCH kanë shkuar në banesën e tyre babai qëndronte i ulur në verandën e shtëpisë, me dy oficerë policie që e pyesin për detaje. Antoneta Lala, motra e Klodianës, thotë se ngjarja nuk  lidhet me detyrën e të vëllait të gazetares, Rexhepit, i cili ka punuar prej 4 vjetësh si specialist në burgun e Fushë-Krujës dhe prej 3 javësh si jurist në burgun e Krujës. 

“Ky sulm nuk ka lidhje me babain apo me mua. Mendoj se ka lidhje me motrën sepse nuk është hera e parë që ndodh. Ka pasur edhe kërcënime të tjera Nuk e di se çfarë aludojnë mediat, por im vëlla nuk ka pasur probleme kurrë”, thotë Antoneta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes. Po atë natë, shumë afër familjes Lala zhvillohej edhe një dasmë dhe të shtënat u mendua se vinin prej andej.

“Babai doli jashtë për të parë, por është errësirë këtu. Më vonë babai ka parë gëzhojat”, tregon motra e gazetares.

Antoneta tregon se në shtëpi kishte shumë njerëz atë natë: “Dy vajzat e Klodianës, babai, nëna dhe dy mysafirë. Nuk mendoj se kanë dashur të vrasin njeri, pasi po të donin, do të kishin vrarë”.

Familja Lala ka 20 vjet që jeton në Laknas: “Nuk kemi frikë, nuk i kemi kujt borxh, kështu që nuk do të largohemi këtu. Vetëm u kërkoj që të mos krijojnë terror te fëmijët”.

Banorët e fshatit shprehin shqetësim dhe pasiguri për jetën, pas kësaj ngjarjeje.

“Nuk është e sigurtë jeta kështu. Të të vijë tjetri me armë te dera, është e frikshme”, thonë banorët.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 56457 more Information to that Topic: epavarura.com/cfare-po-ndodh-ne-shtepine-e-prinderve-te-gazetares-lala-familjaret-rrefejne-tmerrin-menduam-se-plumbat-vinin-nga-nje-dasme/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/cfare-po-ndodh-ne-shtepine-e-prinderve-te-gazetares-lala-familjaret-rrefejne-tmerrin-menduam-se-plumbat-vinin-nga-nje-dasme/ […]

Comments are closed.