Mendimtari, filozofi dhe gjuhëtari amerikan, Noam Chomsky, me tone kritikuese ndaj rolit shkatërrimtar të Arabisë Saudite në rajon është shprehur se “Arabia Saudite mbështet grupimet radikale në Lindjen e Mesme”.

Në deklaratat e fundit që ka dhënë, Noam Chomsky ka theksuar se Arabia Saudite mbështet grupime ekstremiste, të këtilla si ISIS dhe Nusra.

Në repoortazhin që ka dhënë për televizionin me qendër në Liban, El-Mejadin, Noam Chomsky është shprehur se mbretëria e Arabisë Saudite mbështet grupime të Islamit radikal, gjithashtu ka theksuar se vendet perëndimore, me në krye Amerikën janë të gatshme të injorojnë kryengritjet në këto vende.

Chomsky është shprehur kështu, në lidhje me këtë temë: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca edhe pse janë në dijeni të faktit që Arabia Saudite është shteti islamik më radikal dhe se po mundohet ta shtojë ndikimin dhe kontrollin e saj me para dhe dollarë, këto shtete nuk janë kundër këtij Islami radikal. Sepse sipas tyre, Arabia Saudite po luan një rol heroik në rajon.”

Ky mendimtar, i cili është kundër politikave amerikane është shprehur si më poshtë përsa i përket revolucioneve në Egjipt dhe Tunizi: “Amerika dhe Perëndimi i frikësohen krijimit të një qeverie demokratike në Egjipt. Duke qënë se, sipas përfundimeve të anketimeve të bërë në këtë vend para se të fillonte Pranvera Arabe ndërsa 90% e të anketuarve ishin të mendimit se Amerika dhe Izraeli janë dy vendet që përbëjnë rrezik dhe kërcënim për Lindjen e Mesme, cetëm 10% e shihte Iranin si një rrezik për rajonin.”

Ndërsa përsa i përket reagimit të popullsisë së Lindjes së Mesme në lidhje me faktin se Irani zotëron armë bërthamore, Noam Chomsky është shrehur kështu: “Shumica e popullsisë është kundër politikës së Jashtme të Amerikës dhe janë të mendimit se fakti që Irani zotëron armë bërthamore është një faktor pozitiv që do të ndikojë në balancimin e fuqive përballë Amerikës dhe rregullim e situatës aktuale.”

Më tej, përsa i përket qeverive me formim demoktarik në rajon, Chomsky është shprehur si vijon: “Në thelb, Amerika është kundër krijimit të këtyre qeverive, sepse një gjë e tillë do t’i lejonte popujt e këtyre vendeve të kenë ndikim në politikat e vërteta. Për këtë arsye, nëpërmjet Pranverës Arabe, Amerika ka bërë gjithçka që ka pasur në dorë për të penguar formësimin e qeverive demokratike. Kjo është edhe arsyeja se pse pothuajse në asnjë nga shtetet e mbështetura nga SHBA-ja nuk ka pasur revolucione dhe vazhdojnë të jetojnë nën diktatoriatin e arit të zi, dhe në momentin e parë që do të ngrihen zëra të kundër do t’i shkatërrojë këto vende”.

Një tjetër temë që Chomsky ka prekur janë palestinezët dhe sionistët, për të cilën është shprehur se përsa kohë Izraeli e merr mbështetjen nga Amerika, nuk do t’ia kthejë kurëë tokat e saj Palestinës.

Së fundmi, përsa i përket paqëndrueshmërisë dhe mungesës së sigurisë në bptë, Chomsky është shprehur duke thënë se: Bota ka vetëm dy zgjidhje përsa i përket strukturimit aktual – ose do të dorëzohet përballë tij (kjo gjë do ta rëndonte edhe më shumë gjendjen) ose do të marrë kontrollin në dorë dhe do të përpiqet të rregullojë gjendjen.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/chomsky-rreziku-madh-per-lindjen-e-mesme-jane-amerika-dhe-izraeli/ […]

Comments are closed.