I vetmi tingull që dëgjohej dhe që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time ishte zëri i krijuar nga thundrrat e kuajve dhe zëri i mbytur i daulleve ushtarake

Para 53 viteve, më 22 nëntorë 1963, është vrarë presidenti i Amerikës John Kennedy. Pjesë nga librat “Zonja Kennedy dhe unë” dhe “Pesë presidentët” zbulojnë se çka në të vërtetë ka ndodhur edhe atë nga dikush që në atë moment ka ndodhur aty – agjenti i shërbimit sekret Clint Hill.

Pjesë nga libri i Clint Hill “Pesë presidentët: Udhëtimi im i pabesueshëm me Eisenhower, Kennedy, Johnson, Nixon dhe Ford”:

“E diel, 24 nëntorë ka qenë dita kur trupi i presidentit të vrarë është bartur në Washington. Atë mëngjes kam marrë një mesazh të shpejtë të kthehem në residence. Zonja Kennedy dhe kunati i saj Robert Kennedy dëshironin ta shohin presidentin për herë të fundit.

Vrapoja nëpër koridor drejtë dhomës lindore, ku gjenerali Godfrey McHugh priste zonjën Kennedy dhe prokurorin e shtetit.

jacqueline-kennedy-1

Pasi kërkoi nga roja e nderit të kthehet dhe largohet nga arkivoli, gjenerali McHugh ngadalë largoi flamurin dhe së bashku kemi ngritur kapakun. E kam parë presidentin Kennedy të shtrirë në atë arkivol të ngushtë, me sy mbyllur, aq qetë sikur po flinte.

McHugh dhe unë u larguam ngadalë nga arkivoli dhe lejuam zonjën e parë dhe vëllaun e presidentit t’i japin lamtumirën njeriut që e donin shumë.

E përlotur, zonja Kennedy është kthyer kah unë dhe më pyeti se a mundem ti sjell gërshërë. Shpejt i gjeta në zyrat e koridorit, ja dhash dhe u ktheva t’i jap pak privatësi. I kthyer me shpinë, dëgjoja zhurmën e gërshërëve dhe lotëve të dhimbjes përderisa priste një gërshetë flokësh të burrit të saj.

jacqueline-kennedy-2

Robert Kennedy e mbylli ngadalë arkivolin, kapi për dore zonjën Kennedy dhe së bashku u larguan nga dhoma lindore. Unë dhe gjenerali kontrolluam a është mbyllur mirë arkivoli. Shikova orën. Ishte 12:46. E kam parë presidentin Kennedy për herën e fundit të jetës. Arkivoli nuk do të hapet më kurrë.

Arkivoli ku ndodhej trupi i presidentit Kennedy u vendos në karrocë që e tërhiqnin kuajt gri. Prapa lëvizte kortezhi, kurse e para pas arkivolit ishte zonja Kennedy me fëmijët.

U nisëm drejtë portës verilindore të Shtëpisë së Bardhë, kurse kortezhi lëvizte me ngadalë. U kthyem në Pennsylvania Avenue ku qëndronin me qindra njerëz në qetësi nga të dy anët e rrugës. Nga pozicioni im në vendin e bashkëdrejtuesit të karrocës, kisha pamje të qartë të fytyrave të përlotura dhe të piklluara të njerëzve të cilët mërziteshin për presidentin që e donin.

jacqueline-kennedy-3

Nuk i ngjante asnjë kortezhi që kisha marrë pjesë deri tani. Nuk kishte britma, njerëz që valvisin flamuj, vetëm mijëra njerëz në qetësi vdekje. I vetmi tingull që dëgjohej dhe që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time ishte zëri i krijuar nga thundrrat e kuajve dhe zëri i mbytur i daulleve ushtarake.

Deri në momentin kur dyert u mbyllën përfundimisht të hënën në mëngjes, gjysmë milioni njerëz kanë kaluar rreth arkivolit që të përshëndesin për herë të findit presidentin.

Zonja Kennedy ishte e përgatitur thellë në planifikimin e funeralit. Një nga gjërat që insistoi ishte që i tërë kortezhi pas karrocës të ecte në këmbë nga Shtëpia e Bardhë deri te katedralja St. Matthews, dhe pastaj deri te varrezat nacionale Arlington. Meqë në varrim duhej të vinin shumë kryetarë vendesh, sigurimi i kortezhit do të ishte një makth.

Kam tentuar që ti ndryshoj mendje për këtë dhe në fund arritëm të bëjmë kompromis dhe që vetëm një pjesë e kortezhit të ecë në këmbë nga Shtëpia e Bardhë deri te katedralja. Agjenti Landis dhe unë do të jemi pranë saj, por e kemi ditur se ky do të ishte kilometri më i gjatë që do të ecnim gjatë jetës”.

Pjesë nga libri i Clint Hill “Zonja Kennedy dhe unë”:

“Ishte koha të ndeznim flakën e përjetësisë. Nga momenti që zonja Kennedy filloi ta planifikojë funeralin, kishte idenë që të ndizte flakën e përjetësisë, sikur te Varri i heroit të panjohur në Paris. Ka anashkaluar mendimet e të gjithëve që pohonin se është shumë e komplikuar që të bëhet në kohë. E admiroja guximin dhe qëndrimin e saj, i cili i mundësoi ta realizojë këtë. Flaka e përjetësisë ishte triumfi i saj.

jacqueline-kennedy-4

Pas varrimit ishte organizuar një pritje e vogël në Dhomën Ovale ku morrën pjesë vetëm disa njerëz të veçantë: Charles de Gaulle, Princi Philip, perandori Haile Selassie, presidenti irlandez Eamon de Valera. Pas faleminderimit ndaj të gjithëve që ishin prezent, zonja Kennedy, kaloi në Dhomën e Kuqe më të madhe ku ishin zyrtarët tjerë. Në këtë pritje ishin shumë më tepër njerëz dhe ishim të shqetësuar se a do të mund ta përballonte këtë, por madje edhe kur nuk ka qenë mjaft e fortë, nuk e ka shprehur këtë.

Në vend që pas pritjes të shkojë në dhomë dhe të bëjë pak gjumë, më thirri dhe më tha se dëshiron më vonë të shkojë përsëri te varrezat në Arlington.

Isha i lodhur, por edhe ajo nuk kishte fjetur më shumë se unë. Si arriti ti përballojë të gjitha, vërtetë nuk e di. Duhej të merreshim vesh me përgjegjësit e varreve në Arlington, sepse kjo duhej të ishte plotësisht vizitë private dhe të mbetej në fshehtësi të plotë.

Ishim në katin e dytë, kur më thirri pak pas mesnate.

“Zoti Hill, Bobi dhe unë duam të shkojmë tani në Arlington. Duam ta shohim flakën”, tha ajo. Shkova për të marrë makinën. I çova te varrezat, kurse agjenti Paul Landis na ndjekte në makinë tjetër. I shoqëruam deri te varri. Zonja Kennedy kishte marrë një buqetë të vogël me lule dhe e uli në dheun e freskët. U përkulën dhe luteshin. U kthyem në makinë, dhe pastaj edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Pa gazeta, pa publikë. Pikërisht ashtu siç deshi zonja Kennedy”.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/cka-ka-bere-jacqueline-kennedy-menjehere-pas-varrimit-te-john-kennedy-rrefimi-truprojes-ka-shokuar-boten/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/cka-ka-bere-jacqueline-kennedy-menjehere-pas-varrimit-te-john-kennedy-rrefimi-truprojes-ka-shokuar-boten/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 41987 additional Info on that Topic: epavarura.com/cka-ka-bere-jacqueline-kennedy-menjehere-pas-varrimit-te-john-kennedy-rrefimi-truprojes-ka-shokuar-boten/ […]

Comments are closed.