Conway: Trump sot do të nënshkruajë urdhrin e ri të ndalesës së udhëtimit

7
54

Këshilltarja e lartë e Trumpit, Kellyanne Conway ka konfirmuar sot për Fox News se “nënshkrimi i urdhrit është planifikuar të bëhet më vonë gjatë ditës”.

“Kjo është një javë shumë e rëndësishme për Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti do të vazhdojë të veprojë, së bashku me Kongresin, pjesë të mëdha të agjencës së tij legjislative dhe ekzekutive”, ka thënë Conway.

“Kjo përfshinë edhe urdhrin e ri ekzekutiv… dhe çfarë dallon është se ai do të hyjë në fuqi nga 16 marsi”, ka shtuar ajo.

Conway tha se urdhri i ri “do ta bëj më të qartë”, se ndalimi i udhëtimit përjashton “banorët me qëndrim të përhershëm” në Shtetet e Bashkuara.

Urdhri origjinal, i 27 janarit, përkohësisht ndalohet qytetarët e shtatë shteteve me shumicë myslimane që të hynin në SHBA.

Shtetet e përfshira në këtë urdhër ishin Irani, Iraku, Somalia, Sudani, Jemeni, Siria dhe Libia.

Sidoqoftë, sipas disa agjencive të lajmeve në SHBA, njerëzit që kanë njohuri rreth urdhrit të ri, kanë thënë se nga ndalesa e udhëtimit, pritet që të hiqet shteti i Irakut.

Google search engine

7 COMMENTS