Wikileaks ka publikuar qindra mijëra dokumentet e premtuara që lidhen me Partinë e udhëheqësit turk Rexhep Tajip Erdogan Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në prag të një grushti shteti të dështuar ushtarak.

Në një dokument të publikuar tregohen informatat e dërguara nga adresa e ali.yucel@ibb.gov.tr për t’u koordinuar me AKP dhe njoftuar sesi Ballkani është në mbështetje të kryeministrit Erdogan (tashmë president) dhe puna që do të bëhej për organizimin e protestave. Në emailin e dërguar më 12 qershor 2013 (dy ditë para protestave)  njoftohet se në qytetin e Gostivarit disa organizata jo-qeveritare dhe parti politike në Maqedoni do organizonin mitingun gjithashtu edhe me pjesëmarrjen e turqve nga Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria. Këto pjesmarrës sipas emailit me shkakun e ndodhive të Parkut Gezi do dilnin për të mbështetur kryeministin Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas emailit “Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë, Enver Hüseyin ka shprehur shqetësimin e turqve që jetojnë në Maqedoni, mbi veprimet e fundit margjinale dhe protestave të organizuara në disa krahina turke. Duke shprehur se trazirat tradhtojnë qëllimin origjinal të mbrojtjes së mjedisit, Hüseyin sipas emailit ka njoftuar se ata do të organizojnë një protestë në Gostivar më 14 qershor, në mbështetje të kryeministrit turk Erdogan. Në këto mitingje që do të mbaheshin, ata synonin për t’i treguar gjithë botës se ata mbështesin fort Erdoganin. Ai gjithashtu priste që turqit që jetojnë në Kosovë, Bullgari dhe Shqipëri, si dhe 80 mijë turq në Maqedoni, të bashkohen me protestën. Anadolu Agency do të mbulonte një transmetim të drejtpërdrejtë nga tubimi, i planifikuar të mbahej pas namazit të xhumasë.”

Këto dokumenta tregojnë qartë koordinimin që bëjnë shoqatat joqeveritare në Ballkan me partinë ushëheqëse në Turqi, për organizmin e tubimeve dhe protestave, për të shprehur mbështetjen për Erdogan. Shpesh janë organizuar protesta të cilat tregojnë mbështetjen e shqiptarëve për Turqinë dhe ngjarjet e ndodhura atje, por emaili vërteton se këto tubime ndodhin me organizimin e OJQ-ve vetëm për mbështetjen e vetë Erdoganit i cili në fund të fundit i financon ato.

Dy ditë më parë Wikilieaks pati publikuar se ishte nën është nën sulm të qëndrueshëm. Ne jemi të sigurtë për origjinën e vërtetë të sulmit. Koha sugjeron një fraksion të fuqisë së shtetit turk apo aleatëve të saj, pati shkruajtur wikilieaks në tëitter.

Pavarësisht sulmit, faqja e njohur e nxjerrjes së të vërtetave pati premtuar të mbizotërojë dhe të publikojë grupin e parë të dokumenteve të martën. Më herët Wikileaks pati njoftuar se publikimi i dokumenteve, të cilat mund të ekspozojë strukturën e pushtetit politik turk , do të përmbante 300.000 email dhe 500.000 dokumente.///Gazeta Impakt

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 51151 more Information to that Topic: epavarura.com/dalin-dok-e-wikileaks-ballkani-ne-mbeshtetje-te-erdoganit/ […]

Comments are closed.