George Soros ka tërhequr vëmendjen e Kongresit amerikan me ndërhyrjet e tij në politikat e brendshme të vendeve evropiane. Legjislatura e SHBA-së ka filluar të interesohet për financimin e projekteve të Sorosit në Maqedoni, njofton televizioni më i shikuar në SHBA, Fox News.
Republikani Christopher Smith, së bashku me disa përfaqësues të legjislativit, i dërgoi një letër ambasadorit në Maqedoni Jess Bailey, i cili u emërua nga Obama, ku kërkojnë përgjigje direkte për këtë gjë.

Senatori Mike Lee gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me paratë e USAID-it që shkojnë në Fondacionin “Shoqëria e Hapur”, dhe përdoren për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat janë të destinuara.

Kam marrë raporte të besueshme, që tregojnë se në vitet e fundit ambasada e SHBA dhe Soros në mënyrë aktive kanë ndërhyrë në politikën e brendshme të Maqedonisë, në mediat e saja, si dhe në shoqërinë civile, shpesh duke favorizuar njërën parti politike mbi një tjetër, shkruan në letrën e tij drejtuar Departamentit të Shtetit, raporton Fox News.

Fox News ka bërë publike edhe deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, i cili theksoi se Soros ka një ndikim vendimtar në politikat e brendshme të Maqedonisë.

Maqedonia është e vogël, vend konservator, me tatimin vetëm 10%, dhe me një qeveri të udhëhequr nga konzervatorët e VMRO-DPMNE-së, e cila përshëndeti përzemërsisht zgjedhjen e Trumpit si president dhe shpreson për një bashkëpunim të mirë, thotë Fox News.

Kabineti i senatorit Mike Lee kohët e fundit është takuar me përfaqësues të parlamentit të Maqedonisë, të cilët i dorëzuan një letër nga një iniciativë qytetare të quajtur “Stop Operacioni Soros”, në të cilën thuhet se paratë amerikane po shfrytëzohen për financimin e partive të majta në Maqedoni, të cilat shkaktuan trazira nëpër rrugët e kryeqytetit.

Në letrën e tij, Senatori Mike Lee, pyet nëse misioni i Amerikës në Maqedoni ka selektuar fondacionin “Shoqëria e Hapur”për të implementar projektet e USAID-it, dhe nëse ky grup ka interesa politike në Maqedoni.

Midis 2012 dhe 2016, USAID i ka dhënë gati 5 milion dollarë fondacionit “Shoqëri e Hapur”, e cila ka trajnuar qindra të rinj maqedonas për t’u përdorur në instrumentet e reja të medias.

Në lidhje me Soros dhe mënyrën se si ai përdor paratë nga USAID-i, Kongresmeni republikan Smith tha se “nuk është e njëjtë të jesh një vëzhgues i zgjedhjeve, funksioni i të cilit duhet të jetë i sinqertë dhe i përgjegjshëm,që të jemi të sigurtë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe demokratike,dhe të përmbash disa parti të caktuara politike, që Soros dhe ekipi i tij duan të shohin në pushtet në këtë vend. ”

Fox News shkruan se ndikimi i Soros, nuk është vetëm në Evropë, biznesmen liberal poashtu bën presione dhe organizon demostrata dhe protesta edhe brenda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqetësim për ndikimin e Sorosit, së fundmi, shprehu edhe kryeministri hungarez Viktor Obran, i cili akuzoi perandorinë e tij për financim të konflikteve në mbarë Evropën.

4 COMMENTS

Comments are closed.