Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u prezantoin deputetëve platformën e PD për reformën në drejtësi.

Në kuadër të këtyre diskutimeve, deputeti Genc Ruli është shprehur kundër që të bëhen ndryshime të tjera kushtetuese që nuk kanë lidhje me reformën.

Po këtë qëndrim ka mbajtur edhe deputeti Arben Imami, që të bëhen ndryshimet në Kushtetutë ato që lidhen direkt me reformën në drejtësi. Gazeta “Panorama” ka zbardhur diskutimet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Genc Ruli: Kemi qenë të qartë që në fillim se këto ndryshime që po i bëjmë Kushtetutës po bëhen specifikisht për çështjen e reformës në drejtësi dhe për asgjë tjetër. Por kemi parë se krahas ndryshimeve kushtetuese që po lidhen me reformën, është kërkuar që të ndërhyhet edhe në nene të tjera. Për çfarë kërkohet ndryshimi i Preambulës së Kushtetutës? Kur të futemi në Bashkimin Europian le të kryhen këto ndryshime, meqë qenkan të nevojshme.

Pjesa më e rëndësishme për të cilën do të doja të flisja është ajo e ndryshimeve që kërkohen të bëhen në Kushtetutë mbi orientimin seksual. Ne jemi parti konservatore dhe nuk mund të votojmë ndryshime kushtetuese që shkojnë në një tjetër linjë. Që në fillim e kam ditur që me b*** dhe me zor do të futemi në Europë, por jo të futemi se do shesim b****. Unë po e them hapur se ndahem nga partia ime, nëse partia ime vendos të votojë këtë ndryshim kushtetues. Pra, vota ime do të jetë kundër.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/debatet-per-gayt-deputeti-genc-ruli-nuk-shitet-b-per-te-shkuar-ne-europe/ […]

Comments are closed.